BE-ja shfuqizon pjeserisht sanksionet ndaj Libise

Ky eshte nje sinjal i rendesishem politik menjehere pas fillimit te konferences nderkombetare per ndihmat per Libine ne Paris. Sanksionet ishin vendosur kunder regjimit te sundimtarit afatgjate al-Gaddafi. Ndalimi per udhetimin ne BE te pjesetareve te familjes se Gaddafi-t si dhe per bashkepunetoret e ngushte e mbeshtetesit e despotit do te vazhdoje te mbetet ne fuqi behet e ditur.
Sarkozy thekson rolin e Frances dhe Britanise se Madhe ne Libi
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sarkozy lavderon rolin e Evropes ne misionin ne Libi
Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy ka ftuar perfaqesues nga 60 vende ne Paris per tu konsultuar se bashku mbi rindertimin e qyteteve te shkaterruara ne Libi. Sarkozy duke u prononcuar lidhur me angazhimin e NATO-s ne Libi terhoqi vemendjen per rolin e Frances dhe te Britanise se Madhe ne kete mision duke terhequr vemendjen njekohesisht se SHBA-ja nuk do te angazhohet fort ne Libi. Shprehimisht Sarkozy theksoi Per here te pare qysh nga viti 1949 NATO eshte vendosur ne sherbim te nje koalicioni qe drejtohet nga dy vendet e vendosura evropiane Britania e Madhe dhe Franca. Data e perzgjedhur eshte historike e madje ajo eshte zgjedhur pikerisht per kete arsye. 40 vjet rresht diktatori i Libise Muammar al-Gaddafi me 1 shtator festonte ardhjen e tij ne pushtet. Ketej e tutje kjo dite duhet te kujtoje te ardhmen e nje Libie demokratike.
Takimi zhvillohet ne Paris
Fakti i zhvillimit te takimit ne Paris ka te beje me rolin e Frances ne luften kunder Gaddafi-t. Franca bashke me Britanine e Madhe kane kryer pjesen me te madhe te misionit e NATO-s dhe me pare se te gjitha shtetet e tjera kane njohur Keshillin e Tranzicionit te Rebeleve siperfaqesuesin legjitim te Libise.
Sarkozy angazhimi i NATO-s nje ngjarje historike per Evropen
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Portreti i Gadafit hiqet nga hoteli Radisson ne Tripoli
Evropianet per here te pare kane deshmuar se jane ne gjendje te nderhyjne ne forme te vendosur ne nje konflikt i cili ndodh ne prag te portes se Evropes. Sepse Libia eshte nje vend mesdhetar. Mesdheu eshte se pari nje ceshtje e evropianeve dhe me pas nje ceshtje e amerikaneve theksoi Sarkozy.
Nese dhe si mund ta ndihmojne evropianet Libine kjo eshte e hapur. Nga konferenca ne Paris nuk priten vendime konkrete te pakten sa u perket ndihmave financiare. Ky takim nuk eshte konference donatoresh kete e theksoi zedhenesi i qeverise gjermane. Takimi ka me teper karakter simbolik.
Autor D. Junghans / V.Filaj-Ballvora dpa afp
Redaktoi Angjelina Verbica
160
Vilma Filaj-Ballvora