E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukën kabllogramet e Wikileaks për Shqipërinë

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 13:00

Nga 700 dokumente të “Wikileaks” për Shqipërinë tashmë kanë mbetur vetëm 6 prej tyre.

Pas publikimit të kabllogrameve të ndryshme mbi dokumentet sekrete të Departamentit të Shtetit për zhvillimet në Shqipëri, mësohet se faqja zyrtare më e klikuara në botë është sulmuar nga hakerat.

Porosia shfaqet në faqen e organizatës në rrjetin social “Twitter” dhe sipas “Corriere Della Sera”-s, i atribuohet vetë Julian Assangesë, themeluesit të shumëdiskutuar australian të faqes së specializuar në publikimin e dokumenteve të rezervuara.

“Wikileaks” njoftoi se faqja e saj në internet ka pësuar gjatë natës një sulm kibernetik, ndërsa po vazhdon publikimi i një vale të re kabllogrameve të diplomateve amerikane, një pjesë e të cilave të rezervuara.

Për çdo rast, mesazhi në “Twitter” përmbante një link ku mund të gjendeshin kopje të porosive tashmë të shpërndara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›