E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndërron shefat

08/01/2009  Ndryshime në Tiranë e rrethe

TIRANE- Tonin Vocaj një ndër specialistët më të njohur në vend për fushën e krimeve të rënda, është emëruar Drejtor i Policisë së qarkut Tiranë. Drejtuesi i parë Tonin Vocaj ka drejtuar hetimet policore të një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur vitet e fundit. Veç këtij emërimi Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ka lëvizur edhe 4 drejtorë të tjerë. Në të njëjtën kohë Prençi ka firmosur edhe lëvizjen e 12 kryekomisarëve të Policisë së Shtetit. Të gjithë emrat e efektivave të emëruara i përkasin shtresës së karrierës së pesë viteve të fundit. Tonin Vocaj ishte drejtor i Krimeve të Rënda emërohet Drejtor i Policisë së qarkut Tiranë. Hamdi Fjora, ishte drejtor i policisë së Tiranës emërohet Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale. Artan Cuku ishte zv/drejtor për hetimin e krimeve Berat, emërohet zv/drejtor për krimet në Tiranë. Nikolin Bala ishte drejtor i policisë Shkodër, emërohet Drejtor në Luftën Kundër Krimeve të Rënda. Artan Mehmeti ishte zv/drejton në Lezhë, emërohet zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Vlorë. Artan Hasani ishte zv/drejtor në Shkodër, komandohet Drejtor i Policisë së qarkut Shkodër. Çesar Keçi ishte specialist në Drejtorinë e Përgjithshme, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë. Ferdinant Dusho ishte shef në Lezhë, emërohet Shef Komisariati në Gjirokastër. Asllan Shyti ishte shef në Krujë, emërohet Shef Komisariati në Lezhë. Nikoll Vatnikaj ishte shef i komisariatit nr. 1, emërohet Shef Komisariati nr. 2 Tiranë. Dorian Muça ishte shef seksioni ne policinë e Tiranës, komandohet shef i komisariatit nr. 1 Tiranë. Atnan Shehu ishte shef i komisariatit nr. 2, emërohet Shef Komisariati në Krujë. Nazmi Shuli ishte shef komisariati në Gjirokastër, emërohet Shef Sektori në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Ali Allaraj ishte shef komisariati në Elbasan, emërohet Shef Komisariati nr. 3 Tiranë. Marjan Laca ishte shef Komisariati nr. 3, emërohet Shef Komisariati në Elbasan. Saimir Shehu ishte shef komisariati në Dibër, emërohet Shef Komisariati në Kukës. Alejdin Omuri ishte shef në Kukës, emërohet Shef Komisariati në Dibër.

E. Qyno

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›