E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ne Bahrein shperndan manifestuesit e protestes

Janë ndaluar në Bahrein manifestimet në favor të demokracisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër manifestuesve të opoztës shiite.
Organizatorët e protestave kishin lajmëruar vendin dhe orarin me anë të rrjeteve sociale. Vendi më i rëndësishëm për protestuesit ka qenë para ambasadës amerikane në kryeqytet. Por manifestuesit nuk kanë mundur të afrohen për shkak të pranisë së forcave të shumta të policisë.
Tensioni në vend ekziston që në pranverën e vitit 2011, kur portetstujesit u shpërndanë dhe me ndihmën e forcave policore të Arabisë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›