Policia në lëvizje, 131 persona të shoqëruar, kontrollohen 230 automjete
TIRANE - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vazhdon axhendën e ngjeshur të takimeve me drejtuesit e sektorit të Krimeve të Rënda. Në fokus të takimit të djeshëm ishte lufta kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj, si dhe Edmond Rizaj, drejtori kundër Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Shtetit.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në sajë të operacioneve të policisë të zhvilluara në gjithë vendin, është bërë e mundur të procedohen 83 persona të akuzuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe të plotësohen kërkesë- paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes në 9 raste të dhunës në familje.
Gjatë kësaj kohe, janë shoqëruar në komisariatet e policisë 131 shtetas, janë kontrolluar 276 persona, 230 automjete të ndryshme për dokumentacion të rregullt apo xhama të errësuar.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)