E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia nuk hyn dot në Lazarat. Burgaj tërhiqet: Në fshat nuk ka hashash

Share

Lazarati sfidon për të disatën herë policinë dhe strukturat e shtetit. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë mbajnë prej ditësh të rrethuar fshatin problematik të kultivimit të hashashit në jug të vendit, por pa arritur të ndërhyjnë. Policia është mjaftuar deri tani me postbllokun e vendosur në hyrje të fshatit. Të gjitha mjetet që hyjnë e dalin në Lazarat, përfshirë edhe udhëtarët, i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm të efektivëve gjatë 24 orëve.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Hysni Burgaj, deklaroi gjatë vizitës në Gjirokastër, se do të ndërhyhej së shpejti në Lazarat. Por një ditë më pas i pyetur për një afat, se kur policia do të zbarkoje atje, zoti Burgaj u shpreh për Vizion Plus se në zonën problematike nuk ka parcela të mbjella me hashash.

Gjatë ditëve të fundit policia e Gjirokastrës zbuloi se shoqëroi të paktën 170 burra e gra, qe kultivuesit e drogës ne Lazarat i kishin punësuar për procesin e mbjelljes së lëndës narkotike. Përgjatë viteve të shkuara aksionet policore në brendësi të fshatit kanë dështuar thuajse gjithmonë. Madje nuk kanë munguar as breshëritë e plumbave ndaj forcave speciale RENEA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›