Rama: Thirrjet e Berishës për reformat, hipokrizi. Shqelmoi fatin europian të Shqipërisë
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha të bërë ditën e sotme, që ftonte opozitën për të vazhduar reformat. Rama ka thënë se kjo është një hipokrizi e Berishës, duke qenë se ky i fundit nuk është i interesuar për reforma.
Thirrjet e kryeministrit për opozitën sot janë mishërim i hipokrizisë së pushtetit që braktisi interesin e vendit për të çuar noterin partiak në Presidencë. Kryeministri shqelmoi fatin europian të Shqipërisë dhe tani akuzon opozitën europiane të këtij vendi për reformat që mban vetë peng! 4 pikat e planit tonë për statusin janë publike prej një muaji. Mospërmbushja e tyre është e lidhur vetëm me mungesën e vullnetit të kryeministrit, ka thënë Rama.
