E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti një shtetase me armë, arrestohet

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme në rrugën “Myslim Shyri”, ku nën kërcënimin e armë i është vjedhur shitëses M. S. një aparat celular të markës Nokia.

 Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe pas 20 minutash, me ndihmën e publikut në ambientet e Lokal “Ekspozita”, u bë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Ted Spahiu, 20-vjeç.

 Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan një pistolete imitim i tip Bereta si dhe aparati celular i markës Nokia E.71 i vjedhur ne dyqanin e Kompanisë Celulare PLUS. Vazhdon puna hetimore për dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij personi, pasi dyshohet se është dhe autor i ngjarjeve te tjera të kësaj natyre. /Start/

                                                                                             2012-09-02 16:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›