E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia perplaset me banoret ne Debelldi

Sherbimi Policor i Kosoves u ka bere thirrje fshatareve te rajonit te Debelldese (jugu i Kosoves, ne kufi me Maqedonine) qe "t'i lene armet". Ndersa i kane kerkuar qe shqetesimet per caktimin e kufirit me Maqedonine "t'ua drejtojne institucioneve kosovare, qe i kane votuar vete". Ky reagim vjen pas disa shkrimeve ne media se banore te kesaj zone "kane marre armet dhe kane filluar patrullimet per te mbrojtur kufirin dhe pronat e tyre". Mesazhi i SHPK-se eshte dhene dje permes Televizionit Publik te Kosoves. Zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani, ka pohuar ne nje interviste te drejtperdrejte, se "i kane marre informacionet per qytetaret e armatosur ne Debellde". "I kuptojme shqetesimet e tyre, por ne do te kerkonim qe ata t'i drejtojne keto shqetesime te institucionet perkatese te Kosoves, qe i kane zgjedhur vete", ka thene Elshani. Ai shtoi se "jemi te detyruar, sipas ligjit, te veprojme ndaj njerezve qe mbajne arme pa leje", duke shtuar se "megjithate, nuk deshirojme te kercenojme asnje nga qytetaret tane". Elshani ka rikujtuar se Komisioni i ngritur nga Qeveria e Kosoves po bisedon per caktimin e kufirit mes Kosoves e Maqedonise.

Kosova, duke shpallur Deklaraten e Pavaresise me 17 shkurt, ka pranuar ne Kuvend edhe zgjidhjen per kufirin me Maqedonine sipas Paketes Ahtisari. Problemi i kufirit u ngrit pas nje marreveshje te vitit 2001 mes Beogradit e Shkupit, e cila i jep Maqedonise 2500 hektare toke te Kosoves, ne rajonin e Debelldese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›