E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punetoret nuk terhiqen, dje dita e peste e protestes

Punetoret e prekur nga tragjedia e Gerdecit, kane vazhduar edhe diten e djeshme protestat ne kerkim te rroges 15-ditore, demshperblimit dhe asistences per siguracionet e derdhura. Por dje, vendi i tyre i protestave kishte ndryshuar, pasi eshte bere para Bashkise se Vores. Te pakenaqur me ecurine e deritanishme te procesit te demshperblimit, ata i bene thirrje qeverise te mbaje premtimet. Ne rast te kundert, paralajmerojne pershkallezim te protestave, deri ne bllokim te autostrades Tirane-Durres. Gjithashtu, per se dyti here, ata kane deklaruar si do te hyjne dhe ne greve urie. Ne protesten e djeshme, per te pesten dite radhazi, kane marre pjese me shume se 100 banore dhe punonjes te ish-fabrikes se cmontimit te municioneve ushtarake. Prej pese ditesh banore te kesaj zone kerkojne nga organet kompetente rrogen e prapambetur, asistence njevjecare per humbjen e vendit te punes dhe sqarime ne lidhje me sigurine ne pune. Te mbijetuarit e tragjedise se Gerdecit kane kembengulur qe t'u jepet demshperblimi i premtuar.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›