Policia, plan masash për festat e fundvitit

Në një njoftim shtypi, Policia e Shtetit bëri të ditur sot se masat e përcaktuara në këtë plan kanë si qëllim “rritjen e sigurisë në shkallë vendi, krijimin e kushteve për zhvillimin normal te aktiviteteve festive, parandalimin e ngjarjeve, menaxhimin në mënyrë sa më cilësore të fluksit të madh të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për të festuar dhe të qytetarëve shqiptarë që do të dalin nga Shqipëria si rezultat i liberalizimit të vizave me BE, si dhe rritjen e sigurisë në rrugë e ambiente publike”.
“Në kuadër të këtyre masave është bërë vlerësimi i nevojave për shërbime policore shtesë në drejtim të menaxhimit të fluksit të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar, si dhe për kontrollin dhe rritjen e sigurisë në rrugë etj., në funksion të vënies në efiçiencë të plotë të shërbimeve policore për kryerjen e detyrave për rritjen e sigurisë publike gjatë festimeve të fundvitit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që masa të veçanta do të ndërmerren për parandalimin e përdorimit të fishekzjarrëve të rrezikshëm në netët e festave. Ndërkohë gjatë ditëve të festimeve të fundvitit strukturat policore do të kalojnë në shërbim të përforcuar. Masa të veçanta janë marrë për mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedent kriminal, për parandalimin e ngjarjeve apo akteve të rrugaçërisë, për kapjen e personave në kërkim, për ndjekjen e shpejtë dhe në kohë të ngjarjeve kriminale, si dhe vlerësimin e informacioneve për konflikte të mundshme dhe si rezultat i ardhjes së emigrantëve, duke marrë masa me karakter parandalues.
Qytetarët mund të telefonojnë nga çdo vend i Shqipërisë në numrin e telefonit pa pagesë 129, si për të kërkuar ndihmën e policisë, ashtu dhe për raste të abuzimeve e keqsjelljes të punonjësve të veçantë të policisë.
/Start/E.B/
2011-12-24 19:25