Qëllohet me plumba, në gjendje të rëndë polici rrugor

Të dhënat paraprake nga burime në vendngjarje tregojnë se efektivi i policisë rrugore, Naim Hyska, 46 vjeç, u qëllua me armë zjarri në kokë teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij personal. Efektivi u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Policia nuk ka ende të dhëna për autorin ose autorët e ngjarjes, ndërsa dëshmitarë okularë kanë arritur të shohin personin që qëlloi drejt policit rrugor. Sipas tyre, personi nuk mbante maskë, ishte i veshur normal, por ka përfituar nga rruga dytësore pa ndriçim dhe ka qëlluar në automjetin personal të efektivit. Plumbi e ka qëlluar në kokë 46-vjeçarin dhe autori është larguar menjëherë.
Skena është zhvilluar para syve të djalit 12-vjeçar të policit, por fatmirësisht fëmija nuk është prekur nga plumbat. Djali është dërguar me urgjencë drejt një psikologu, për shkak të tronditjes së madhe që pësoi teksa pa sesi e qëlluan për ta vrarë të atin. Ndërkaq, policia ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e Naim Hyskës dhe 3 fëmijët e tij.
/Start/E.B/
2011-12-24 19:46