E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës, kontroll lëndëve të rrezikshme

Sipas Agjencisë bashkiake për Mbrojtjen e Konsumatorit (AMK), gjatë muajit dhjetor ka pasur një kontroll me ritëm të lartë në bashkëpunim me disa institucione të pushtetit qendror dhe me ndihmë të policisë bashkiake, duke bërë edhe sekuestrime të mjaft produkteve jashtë standardit apo sigurisë së kërkuar me ligj.

Drejtori i AMK-së, Geron Ibrahimi, tha sot për mediat se deri tani janw 146 bombola gazi të sekuestruara nga Inspektoriati Teknik jashtë kushteve të duhura. Po ashtu janë bllokuar edhe rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave.

Janë gjobitur 15 subjekte që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh. Gjithashtu në këtë proces, sipas Ibrahimit, u janë sekuestruar 15 shitësve ambulantë lëndë pesticide, të rrezikshme për jetën e konsumatorit. Kontrollet janë shtrirë tek të gjitha subjektet dhe do të vijojnë deri në fund të vitit.

Ndërkohë Taks-Forca e Bashkisë së Tiranës vijon kontrollin e përditshëm ndaj çmimeve në tregjet e kryeqytetit.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-24 17:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›