E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, program për mbrojtjen e fëmijëve nga droga

TIRANË- Përgatitja dhe formimi i fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare, të cilët kur të përballen me fenoment negative të duhanit, alkoolit, marihanës etj, të jenë në gjëndje t`i thonë jo atyre, është synimi kryesor i një projekti që po zbatohet në shkollat 9-vjeçare të Tiranës.

Programi bazohet në Akt-Marrëveshjen “Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme", të miratuar në muajin Tetor 2011, përmes Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qytetit Tiranë dhe Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, mbështetur nga ambasada amerikane në Tiranë.

Në këtë kuadër, ditën e sotme, në ambientet e shkolles 9-vjecare "Pjeter Budi" në Tiranë, gjatë një ore mësimi asistuan Shefi i Programit ICITAP-Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Drejtues të Policisë së Kryeqytetit, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore dhe Koordinatorët e Programit.

Në fjalën e tij, Steve Bennett, Shefi i Misionit ICITAP, duke vlerësuar arritjet e deritashme të këtij programi, theksoi se ky program do të vazhdojë të mbështetet nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe do të zhvillohet më tej nga strukturat e arsimit dhe të policisë shqiptare.

Programi do të finalizohet me një ekspozitë në muajin Maj 2011, Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit, në një vend të hapur për publikun, me vizatime dhe punimet më të mira nga vetë nxënësit përfitues të këtij programi të secilës shkollë, ku pjesëmarrës do të jenë edhe aktorët bashkëpunues.

Gjatë zhvillimit të Programit “Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme” ka pasur inters të veçantë nga mediat elektronike dhe të shkruara, nga të cilat janë përgatitur intervista, emisione speciale dhe transmetime te drejtperdrejta për sensibilizimin e opinionit publik.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë e vlereson realizimin e këtij Programi për herë të parë në vendin tonë, si një produkt mjaft pozitiv që i shërben mbrojtjes së fëmijëve, familjes dhe shoqërisë nga fenomenet negative të duhanit, alkoolit, marihanës etj, dhe si një filozofi të drejtpërdrejtë të Policimit në Komunitet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›