E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia rrit zbulueshmerine e vjedhjeve te makinave

Policia e Tiranës ka rritur me 11 përqind zbulueshmërinë e vjedhjes së mjeteve motorrike. Operacionet e fundit për kapjen e autorëve të vjedhjes së automjeteve sipas specialistëve të policisë ka sjellë uljen e disa veprave të tjera penale, siç janë grabitjet apo krimet kundër personit. Kjo për faktin se në realizimin e krimeve autorët përdorin automjete të vjedhura.

Sipas shefit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit për qarkun e Tiranës, Gazmend Hamitaj nuk ka një hartë të saktë të zonave ku vidhen automjetet. Autorët tregohen të kujdesshëm për të mos vjedhur disa herë në të njëjtat zona për të evituar mundësinë e të rënurit në grackat e policisë.

Pavarësisht punës zbuluese dhe parandaluese të policisë, Hamitaj u bën thirrje edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e vendeve të parkimit, të evitojnë lënien hapur të automjeteve dhe me çelësat në kuadër qoftë edhe nëse largohen për pak minuta dhe jo larg makinës, apo evitimin e lënies në vend të dukshëm në automjet të çantave personale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›