Aksidenti ne Lushnje

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në qendër të qytetit të Lushnjes. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në aksin rrugor “Misto Mame” të qytetit. Në të janë perfshirë dy djem xhaxhallarësh, ku Dokejd Sulaj 23 vjeç ka humbur jetën ndërsa Jurgen Sulaj 18 vjeç është plagosur. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e motorçikletës me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë. Për pasojë drejtuesi i motorit 23 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpjetësisë dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Asnjë nga të rinjtë nuk ka pasur kaska mbrojtëse në kokë, mungesa e së cilës i shkaktoi vdekjen 23 vjeçarit . Ndërsa 18 vjeçari ndodhet në spitalin e qytetit dhe është jasht rrezikut për jetën. Aksi rrugor “Misto Mame” në Lushnje sapo është asfaltuar dhe mjaft të rinj ecin me shpjetësi me mjetet e tyre lëvizëse pasi ky nuk është aksidenti i parë që ndodh në këtë zonë.