Policia rrugore katërfishon numrin e patrullave
31/07/2009 Ndëshkohen “të fortët”, “pijetarët” “Shumaker”-it e shpejtësisë, lum policwsh nw rrugw
Korçë- Policia e qarkullimit rrugor Korçë ka katërfishuar numrin e patrullave me synim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe shmangien e aksidenteve duke ushtruar kontroll mbi rregullat e qarkullimit rrugor. Vetëm brenda një dite shërbimi i qarkullimit rrugor arrin të vendosë, më shumë se 130 gjoba, vlera e të cilave shkon deri në 100.000 lekë. Ndërkohë nuk mungojnë ndëshkimet e tjera siç janë bllokimi i automjeteve apo pezullimi i lejeve të drejtim. Çdo 24 orë, mesatarisht, ka një leje drejtimi të pezulluar, ndërsa nuk mungojnë rastet e bllokimit të automjeteve. Këto lloj masash janë vendosur mbi të gjithë ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë jehona e aksidenteve në shkallë vendi si dhe kthimi i një numri të madh emigrantësh në vendlindje, kanë detyruar Policinë Rrugore të Korçës të marrë një sërë masash të tjera, me qëllim disiplinimin e qarkullimit të automjeteve. Vëmendja e policisë tashmë nuk është e përqendruar vetëm në rrugët nacionale, por edhe në brendësi të qytetit, ku muajin e fundit edhe pse pa dëme materiale dhe në njerëz, ka pasur përplasje automjetesh.
Devoll-Korçë-Pogradec,
Tashmë aksi rrugor Devoll- Korçë- Pogradec që regjistron fluksin më të lartë të qarkullimit të automjeteve është totalisht i kontrolluar nga patrullat e policisë, aq sa mund të thuhet se kjo rrugë nuk mund të përshkohet pa hasur në çdo rast patrullat e policisë. Burime zyrtare pranë kësaj policie bëjnë të ditur se, “është pikërisht kjo rrugë nacionale ku janë katërfishuar patrullat e policisë, pasi ky aks lidhet me pikën e kalimit kufitar Kapshticë, me numrin e madh të automjeteve që qarkullojnë për shkak të doganës dhe ku së fundi numri i automjeteve është shtuar ndjeshëm, pasi janë emigrantët që vijnë me automjetet e tyre”. Për rrjedhojë aksi rrugor në fjalë gjendet vazhdimisht nën një qarkullim të rënduar mjetesh, kjo edhe për shkak të turistëve dhe udhëtarëve që lëvizin nga një rreth në tjetrin. “Për të gjitha këto arsye u katërfishuan patrullat e policisë dhe kontrolli mbi rrugët. Vetëm gjatë muajit të fundit janë vendosur mbi 2500 masa administrative, ndërsa numri i lejeve të bllokuara shkon deri në 30. Masa të tilla janë marrë mbi ata drejtues mjetesh që tentojnë të udhëtojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara apo që kanë konsumuar alkool. Vetëm gjatë muajit të fundit ka pasur 5 aksidente, ku vetëm 1 me pasojë vdekje ndërsa aksidentet e tjerë kanë pasur ose dëme materiale ose dëmtime të lehta në njerëz.
Kontroll edhe në qytet
Nisur nga fakti që edhe në brendësi të qytetit të Korçës ka pasur disa raste të përplasjes së automjeteve, por fatmirësisht pa dëme në njerëz dhe në materiale, shërbimet e qarkullimit rrugor po vijojnë të mbajnë nën kontroll mjetet që lëvizin në qytetin e Korçës, kjo edhe për të siguruar një qarkullim të lehtë për qytetarët e këtij qyteti, të njerëzve të moshuar dhe të fëmijëve. Aktualisht po vihet re se qarkullimi është i disiplinuar, ndërsa çdo ditë po ndëshkohen ata drejtues mjetesh që kanë dëshirë të xhirojnë gomat e makinës si për t’u treguar “të fortë”, ata drejtues mjetesh që parapëlqejnë të udhëtojnë edhe kur kanë konsumuar alkool, sepse e mbajnë veten për “pijetarë”, apo dhe të gjithë ata që e konsiderojnë veten “Shumakër” dhe duan të parakalojnë edhe atje ku është e pamundur. Rrallimi i drejtuesve të tillë, përmes pezullimit të lejeve të drejtimit, po mban larg aksidentet fatale
Vepror Hasani
Durrës, Në çdo kryqëzim kryesor
rruge patrullë policie
Efektivat e policisë që do të shmangen nga detyra apo do të favorizojnë në mënyrë të paligjshme kundërvajtës në rrugët nacionale dhe ato turistike në Durrës do të përballen me penalitete. Ministria e Brendshme ka urdhëruar organizimin e një plani mase në rrugët e qytetit të Durrësit dhe në segmentet me fluksin më të madh të qarkullimit të mjeteve. Numri i madh i viktimave të cilat arritën kulmin në orët e para të ditës së diel me 5 viktima, të hënën me 2 viktima dhe të martën një viktimë si dhe me 11 të plagosur rëndë ka shtyrë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të analizojë situatën në Durrës. Autostrada Durrës-Tiranë, rruga Ura e Dajlanit-Plepa-Golem dhe disa segmentet të tjera u bërë të frikshme pasi policisë së Durrësit i doli situata nga kontrolli. Në këtë kohë që përkon edhe me ardhjen e emigrantëve si dhe dyndjen drejt bregdetit të Durrësit të mijëra pushuesve nga vendi, Kosova e Maqedonia të gjitha rrugët e Durrësit janë tejet të ngarkuara duke krijuar mbingarkesë të madhe. Aksidentet kanë shtyrë krerët e policisë së shtetit të sjellin një grup specialistësh në Durrësi si dhe shtesë të efektivave të policisë së qarkullimit rrugor së bashku me agjentët civil. Dje bëhet e ditur se janë ngritur plot 21 pika kontrolli dhe më shumë se 50 efektiva të seksionit të qarkullimit rrugor. Në planin e detajuar dhe që është diskutuar e miratuar edhe në dikasterin kryesor janë vendosur postblloqe policore të palëvizshme në ato nyje kryesore që bëhen shpesh burim aksidentesh. Autostrada Durrës-Tiranë-Durrës do të jetë gjatë 24 orëve nën vrojtimin e efektivave të policisë në 6 pika kontrolli të pajisur me radarë dhe test alkooli. Edhe rruga e plazhit në lagjen numër 13 do të ketë përforcime pasi 5 pika kontrolli do të vëzhgojnë vetëm 3.5 km rrugë e cila është rrugë e drejtë dhe lehtësisht e kontrollueshme. Zona e Plazhit në ditë vere popullohet deri në 100 mijë qytetarë dhe përqendrimi i tyre përgjatë vijës bregdetare është shumë i madh nga mëngjesi deri pasmesnate. Policia ka vendosur 2 pika të tjera kontrolli në gjatësinë nga Plepat e Durrësit deri tek Shkëmbi i Kavajës për 1.5 km rrugë dhe 2 pika të tilla nga stacioni i trenit në qytet deri në Rotondën e Shkozetit. Krahas këtyre patrullave, që përgjithësisht do të qëndrojnë të palëvizshme, për të shmangur aksidentet dhe shkeljen e Kodit Rrugor në mënyrë të pandërprerë dhe me turne do të patrullojnë edhe 6 shërbime të tjera të qarkullimit rrugor. Ndonëse dje ka qenë dita e parë e zbatimit të një plani të tillë është vërejtur se nuk është regjistruar asnjë aksident edhe pse fluksi i qarkullimit të mjeteve në rrugët e Durrësit ka qenë edhe më i madh. Në ndihmë të efektivave të policisë së qarkullimit rrugor dhe të sektorëve të tjerë kanë mbërritur dhjetëra uniforma e agjentë nga rrethet në mbështetje të mbikëqyrjes së rendit e qetësisë në zonën turistike. Policia ka shpërndarë gjithashtu nëpër hotele listat dhe fotot e emrave të personave të shpallur në kërkim, veprim që detyron shërbimet e hotelerive të shmangin çdo pakujdesi në strehimin e këtyre personave me precedent penal. Tashmë në çdo kryqëzim rruge kryesore në Durrës dhe në rrugët kryesore të qarkut uniformat e policisë së shtetit janë të pranishme. Patrullime e kontrolle për dokumentacionin e mjetit dhe lejen e drejtimit të mjetit do të ketë edhe në segmentin Sukth-Manëz-Hamalle-Rrushkull dhe Maminas-Gjiri i Lalësit-Shën Pjetër. Drejtori i policisë së qarkut në Durrës, drejtues Ilia Nasi ka pohuar se do të ketë penalizime për shefat e sektorëve dhe përgjegjësit e grupeve të patrullimit e të kontrollit policor nëse në zonën e tyre do të ketë aksident rrugor. Kjo ka shtyrë punonjësit e policisë të tregojnë kujdes për të mos u përballur me penalitete të cilat mund të vënë në pikëpyetje vendin e punës së tyre.
Xhevahir Gradica
Tre shtetas humbin jetën nga makina
Vdesin dy vëllezërit dhe djali i dajës
Tre shtetas nga Malësia e Madhe kanë humbur jetën në një aksident tragjik në rrugën e Velipojës. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që aksidenti është zbuluar nga kalimtarët vetëm në të zbardhur të ditës. Sipas burimeve policore, rreth orës 6 :30 të mëngjesit një çoban që po nxirrte lopët në kullosë ka konstatuar i pari një automjet që kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në kanalin anësor rreth 3 metra të thellë. Menjëherë bariu ka lajmëruar policinë për ngjarjen, ndërkohë që më pas telefonata të shumta nga drejtues automjetesh që po udhëtonin për në plazhin e Velipojës kanë njoftuar se një automjet tip BMË me tre persona brenda që nuk jepnin shenja jete ndodhej poshtë rrugës pranë urës së Dedë Gjo Lulit. Në vendngjarje janë nisur jo vetëm forcat e policisë, por edhe ato zjarrfikëse, të cilat në aksidente të rënda janë shoqëruese dhe ndihmëse të bluve për nxjerrjen e trupave në rast bllokimi brenda mjeteve të aksidentuara. Blutë kanë konstatuar se mjeti i aksidentuar ishte një BMË ngjyrë e zezë me targa të huaja FL 03YNC , që kishte qenë duke lëvizur nga Velipoja në drejtim të qytetit të Shkodrës. Brenda këtij mjeti ndodheshin tre persona pa jetë, të cilët kishin dokumente shtetasish kosovarë emigrantë në Angli. Grupi hetimor ka punuar për të gjetur të afërmit e viktimave. Duke qenë se nuk po dilte asnjë i njohur i këtyre personave në Kosovë, grupi hetimor ka punuar për të gjetur se kush ishin personat që ishin nisur pas mesit të natës nga Velipoja për në Shkodër. Në përfundim të kësaj pune hetimore rezultoi se tre shtetasit nuk ishin nga Kosova por nga Malësi e Madhe. Konkretisht të aksidentuarit me vdekje ishin dy vëllezërit Përparim e Burim Halicaj, përkatësisht 36 vjeç dhe 32 vjeç , lindur në fshatin Gradec, të komunës Kastrat, të rrethit, Malësi e Madhe, banues në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, si dhe djali i dajës i tyre, shtetasi 27 vjeçar Selami Hakaj, lindur e banues në fshatin Grudë Fushë të rrethit Malësi e Madhe. Të tre këta shtetas ishin emigrantë prej tre vitesh në Angli dhe kishin vetëm tri javë që kishin ardhur me pushime. Mëngjesin e ditës së djeshme tre shtetasit e aksidentuar kishin shkuar në Velipojë, ku kishin kaluar një ditë të mrekullueshme me kushërinjtë e tyre që ishin pushues në këtë plazh. Ata kanë qëndruar deri në orën 02:00 të mëngjesit në një lokal ku kanë ngrënë darkë. Më pas ata janë përshëndetur me të afërmit e tyr edhe janë nisur në drejtim të Shkodrës me BMË-në e Përparimit. Vetëm pak metra larg urës së Gjo Lulit në rrugën e Velipojës ata kanë humbur jetën teksa kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur në një kanal me ujë.
Tjetër vdekje dy ditë më parë
-- Një ditë më parë një aksident tjetër automobilistik në rrethin e Pukës, i ka marrë jetën një shtetasi. Sipas informacioneve të marra nga drejtoria e policisë së Shkodrës, në aksin rrugor Qaf-Mali-Bajram Curri në vendin e quajtur Miliskajë, Komuna Fierzë, Pukë, një mjeti tip kamion trajler me targe TR 2065 D me drejtues shtetasin Gajur Dervishi, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë në një greminë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Gajur Dervishi.