E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade e Dokle, emrat e parë si nënkryetar

31/07/2009  Pjesëmarrja në e grupit kuvendor socialist në Kuvend. Nis lufta për postet

Pjesëmarrja në Kuvendin e ri e grupit parlamentar të Partisë Socialiste i ka hapur rrugë konkurrencës brenda këtyre radhëve për postet e ndryshme të të përfaqësuarit në legjislativ. Diskutimet mbi një moment të tillë, startuan pas vendimit të marrë nga Asambleja Kombëtare e kësaj partie, e cila vendosi që PS-ja të mosnjohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, por të jetë pjesë e Parlamentit të ri. Ndërkohë që ndalur në drejtimin dhe menaxhimin e këtij institucioni, në bazë të asaj çfarë përcakton rregullorja, posti i nënkryetarit të Kuvendit i takon opozitës parlamentare. Ardhur në këtë moment, Partia Socialiste nuk po përballet vetëm me debatet që vinë si rezultat i humbjes së zgjedhjeve, por grupe të ndryshme brenda saj kanë nisur të luajnë gurët për të qenë ata emri që do të mbajë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Burime pranë selisë rozë, bënë me dije se janë jo të paktë emrat që përfliten të jenë përfaqësues të këtij posti. Madje të bën përshtypje një fakt, pikërisht emrat që përfliten, pasi çuditërisht janë nuk janë pjesë e prurjeve të reja në PS nga kreu Rama, por eksponentë të vjetër të saj. Kësisoj, mësohet se deputetët Arta Dade e Namik Dokle janë personat, të cilët më së shumti po bëhen emra të lakueshëm në partinë e vetme opozitare për të marrë numrin dy të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak javë nga ndërtimi i qeverisë së re dhe i parlamentit të ardhshëm, Dade dhe Dokle janë padyshim figura përfaqësuese të së majtës shqiptare dhe me një staturë dhe kontribut jo të vogël, të tjerë emra duket se do të dalin në vijim në pah si një përpjekje për të marrë detyrën më të lartë institucionale të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që në legjislaturën e kaluar, një post i tillë është mbajtur nga ish-deputeti socialist, Ylli Bufi, i cili mbeti jashtë garës elektorale të 28 qershorit. Madje, tashmë ai radhitet si një nga figurat kundër kryetarit aktual të PS-së, Edi Rama. Gjatë një interviste televizive të dhënë dje, Bufi duke u ndalur tek ajo çfarë ndodhi me PS-në gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare, nuk kurseu kritikat ndaj kreut Rama. “Edi Rama mori mbi supet e veta një ngarkesë të tillë për shkak të personalizimit që i bëri fitores dhe përderisa kemi humbje edhe kjo është e personalizuar. Natyrisht moralisht Edi Rama nuk duhet të rikandidojë, nuk duhet të ribëjë një kontratë të re, për disa arsye. E para, dështoi filozofia, e dyta, që është më e rëndësishme është që megjithëse ai thotë vazhdimisht që unë po dëgjoj, unë dëgjoj shumë, unë mendoj të kundërtën që ai nuk dëgjon dhe tashmë e tha. Unë do vazhdoj projektin tim. Cilin projekt? Projektin e politikës së re përtej së majtës dhe të djathtës, të njeriut që nuk është politikani që dështoi?”, deklaroi Bufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›