E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ruse akuzohet për vrasjen e avokatit Magnicki

Një komision i pavarur i emëruar nga presidenti Dimitri Medvedev akuzoi policinë ruse për fabrikimin e akuzave ndaj një avokati që luftonte korrupsionin i cili vdiq në një burg të Moskës dhe vdekja e tij nxiti reagime ndërkombëtare.

Sergei Magnicki, avokat që punonte për zyrën ligjore Hermitage Capital, u burgos në vitin 2008 pasi u raportoi autoriteteve evazion fiskal prej 230 milion dollarë, ku kishte akuzuar policinë.

Ai vdiq pas pothuaj një viti. Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, autoritetet e burgut ia kishin mohuar avokatit të drejtën e kujdesit shëndetësor, në mënyrë që ta detyrojnë të ndryshonte dëshminë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›