E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 9 të vdekur nga moti i keq

Sërish probleme nga moti i keq në Shtetet e Bashkuara, pasi stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar edhe viktima. 9 të vdekur është bilanci i regjistruar në Arkansas.

Për shkak të gjendjes së krijuar, autoritetet shtetërore kanë urdhëruar evakuimin e mijëra njerëzve që jetojnë përgjatë brigjeve të Black River, nga frika së reshjet mund të rrisin nivelin e ujit.

Përveç përmbytjeve, tornadot vijojnë të godasin disa shtete amerikane. Të paktën 9 persona kanë vdekur në shtetin amerikan të Arkansasit, pasi stuhitë dhe tornadot përfshinë Amerikën qëndrore. Tre persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve që përfshinë rrugët në veri-perëndim të shtetit, ndërsa dy të tjerë në një qytezë të vogël, të goditur nga tornadot.

Edhe pse shumë njerëz po evakuohen, qindra mijëra të tjerë në qytezën Poplar Blaf të Misurit, shpresojnë në vendosjen e argjinaturave për parandalimin e përmbytjeve të tjera. Prej disa javësh stuhitë po godasin dhunshëm shtetet nëpër rajonin qendror dhe më shumë reshje pritet të ketë në ditët e ardhshme.
 

Në lindje të Teksasit dëmet më të mëdha raportohet të jenë në Kontenë Huston, ku në disa zona ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›