E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia sekuestron 47 automjete të vjedhura

Policia e Shtetit ka bllokuar 47 automjete, në kuadër të një operacioni të koduar "Credit Car". Ky operacion, synonte goditjen e trafikut të makinave të vjedhura. Veprimet e policisë janë zhvilluar në koordinim të plotë me policitë homologe anëtare të qendrës ndërkombëtare SECI me seli në Bukuresht Rumani.Nga verifikimet e kryera përmes Interpolit kanë rezultuar të vjedhura numri i makinave, ku 23 automjete kanë rezultuar të vjedhura në qarkun Tiranë, 8 automjete në Qarkun Durrës, 4 automjete në qarkun Lezhë, 3 automjete në qarkun Fier, 3 automjete në qarkun Vlorë, 2 automjete në qarkun Elbasan 1 automjet në qarkun Shkodër 1 automjet në qarkun Berat dhe 1 automjet në qarkun Gjirokastër.Automjetet e trafikuara, kryesisht të tipit të fundit, pas verifikimeve të kryera kanë rezultuar të vjedhura në vende të ndryshme të rajonit dhe të Bashkimit Evropian si: Itali, Gjermani, Norvegji, Francë, Belgjikë, Zvicër, Republikën Çeke, Bullgari, Serbi dhe Rusi.Për të gjitha këto automjete janë kryer procedurat përkatëse ligjore dhe materialet janë referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›