E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,prangosen gjashtë shqiptarë për trafik droge

Gjashtë shtetas shqiptarë dhe 24 italianë janë vënë në pranga nga policia e Ferrarrës me akuzën për trafik droge. Grupi kriminal shqiptaro-italian bënte shpërndarjen e drogës, të llojit heroinë apo kokainë në Itali. Ndër emrat e të arrestuarëve shqiptarë janë Mark Koçeku, 27 vjeç dhe Arjan Nushi,32 vjeç. Ndërkohë që emrat e të arrestuarëve të tjerë nuk bëhen me dije. Droga merrej nga Shqipëria,Hollanda,e Gjermania. Për shpërndarjen e kësaj droge, të arrestuarit bashkëpunonin edhe me grupin mafioz të quajtur "Farao Marincola di Cirò". Gjatë arrestimit policia ka sekuestruar 6,6 kilogramë kokainë dhe 6 kilogramë heroinë. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit është trafikim droge si dhe bashkëpunim në aktivitetin e një organizate mafioze. Sipas Prokurorisë disa prej shqiptarëve kanë precedentë penalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›