Sot, “Ora e Tokës”, fiken 30 minuta dritat
TIRANË- Sot, në orën 20:30, për 30 minuta, në 1400 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, do të shuhen dritat në institucione dhe monumentet kryesore, në kuadër të iniciativës "Ora e Tokës".
Shqipëria është pjesë e kësaj nisme, me qëllim luftën kundër ngrohjes globale, që prej katër vitesh. Kjo nismë organizohet nga Fondi Botëror për Natyrën, ndërkohë që specialistët bëjnë thirrje që individët, kompanitë dhe çdo bashkësi shoqërore të marrë pjesë në aksion, duke fikur dritat dhe të kursejë kështu energji.
Nga Australia deri në Amerikë dhe nga Azia deri në Evropë dhe Afrikë ndërtesat dhe monumentet më të njohura; Opera në Sidnej, Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Brazil, Muri i madh i Kinës, Stadiumi Kombëtar i Pekinit, Empire State Building, Selia e OKB-së, Kulla Eifel, Muret e qytetit të Dubrovnikut, Muzeu i Luvrit, etj do të jenë në ërrësirë në orën 20:30.
“Ora e Tokës” ka filluar në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë.
(el.me/BalkanWeb)