AK: Dule ditën shpalos flamurin shqiptar, në mbrëmje grekun
KAVAJË- Aleanca Kuq e Zi në ditën e përvjetorit të 20-të të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), ka akuzuar kreun e kësaj partie Vangjel Dule si tradhëtar.
“Janë mbledhur rreth Dules si tradhëtarë të Kombit. Në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar, në mbrëmje atë grek. Tradhëtarët të largohen nga klasa politike”, thekson Aleanca Kuq e Zi.
Këto deklarata përfaqësues të partisë Aleanca Kuq e Zi i mbajtën sot pasdite në mainfestimin e madh politik në qytetin e Kavajës.
Aleanca Kuq e Zi në manifestimin e sotëm nderoi dëshmorin e luftës së Kosovës Indrit Carën. Aleanca Kuq e Zi thekson se është e vetmja alternativë për Kavajën, qytet që sipas Aleancës Kuq e ZI nuk ka zhvillim dhe investim.
(el.me/BalkaWeb)