E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polican, Rama shpërndan 200 karta anëtarësimi

POLICAN- Nga qyteti i Policanit, ku ka shpërndarë karta anëtarësie për 200 të rinj, kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar se tregu i punës në Shqipëri është i pandershëm c’ka është nëe pengesë serioze për punësimin e të rinjve. Rama i ka bërë thirrje këtyre të fundit që të jenë pjesë aktive në politikën e vendit.

“A mund të ndodhë që në Shqipëri për ne mundësia për të konkuruar njësoj si gjithë të tjerët, pavarësisht se jemi nga ky qytet i vogël apo nga nja fshat këtu pranë dhe pavarësisht se jemi fëmijë prindërish të panjohur është e mundur. Por, është e mundur vetëm në qoftëse ju nuk do ta braktisni fushën e betejës që keni zgjedhur duke hyrë në Partinë Socialiste dhe do bëheni Partia Socialiste, aty ku jetoni në qytet apo në fshat për të marrë me vete edhe të tjerë që zëri juaj të bëhet një kor përditë e më i madh derisa politika të vihet në dispozicionin tuaj dhe të mos ta ketë të mundur ti shmanget asaj që ky kor kërkon. Në rast se ndodh kështu, Shqipëria pa asnjë dyshim që Shqipëia që ju dëshironi jo vetëm është e mundur, por është afër”,- deklaroi Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›