E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia sërisht bllokon Temën, gazetarët punojnë në rrugë

Nga

e Shtune 10 janar 2008

Policia ka përforcuar rrethimin e gazetës Tema dhe nuk lejon sërisht as sot të afrohhet në mjediset e saj. Gazetarët e gazetës qëndruan për orë të tëra para gardhit të policëve, por askush nuk u lejua të hyj brenda. Shumë gazetarë kanë të kycur në redaksi sendet personale dhe mjetet minimale të punës, pa të cilën nuk mund të vazhdojnë të punojnë si gazetarë.

Sot paradite Drejtori I gazetës Tema Mero Baze ishte në prokurorinë e Tiranës, ku ku dorëzoi padinë penale ndaj Drejtorit të Policisë së Ruajtjes së Objekteve të Tiranës, I cili është ngarkuar të ndaloj futjen e gazetarëve në redaksi.

Nuk është e sigurt nëse redaksia do të arrij të përgatis një numur për ditën e djelë, pasi përvec disa laptopëve privatë, gazeta ka nevojë për printera dhe dizajnin që gjenden të bllokuar brenda redaksisë. Arkiva elektronike e gazetës po ashtu mungon.

Gazetarët kanë punuar nëpër rrugë dhe interent kafe, ndërsa faqosja e gazetës do të tentohet të bëhet në mbrëmje, duke shpresuar të printohet në një redaksi tjetër.

Redaksia falenderon shtypshkronjën që pranoi dje afër mëngjesit të printonte gazetën jashtë rradhe edhe pse nuk kemi pasur një kontratë me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›