E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koktejet dimërore, ngrohja e pasionit



Ndërsa në stinën e verës kërkojmë të shuajmë etjen duke konsumuar pije të freskëta, në dimër ajo që na duhet vërtet është një pije me përmbajtje alkooli për të luftuar të ftohtin. Shumë prej koktejeve të preferuara për stinën e dimrit konsumohen të ngrohta dhe të shoqëruara me shkopinj kanelle, duke mos u kujdesur shumë për përmbajtjen e tepërt të kalorive. Një tjetër veçori e tyre është ngjashmëria me pijet e ngrohta të fëmijëve si kakaoja e ngrohtë me qumësht, vera e ëmbël për moshat më të rritura, por gjithmonë të përziera me një dozë të fortë alkooli. Ajo që duhet të kemi parasysh gjithmonë është se duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e koktejeve të përgatitura në bare apo lokale nate.
Mënyra më e mirë për t’i shijuar është t’i përgatisim në shtëpi, pasi janë shumë të thjeshta për t’u kombinuar dhe nuk nevojitet kohë e gjatë për t’i përfunduar. Koktejet dimërore mund të shijohen pas disa orësh ski, udhëtimi me saje, por edhe në një mbrëmje të këndshme pranë oxhakut, në shoqërinë e miqve më të mirë, por edhe me partnerin tuaj.

Uiski “Burbon”
Pas një lodhjeje fizike, ajo që do t’ju sillte menjëherë në formë do të ishte një koktej i përgatitur me uiski “Burbon”. Në këtë mënyrë do të kishit mundësi të shoqëronit fëmijët tuaj teksa shijojnë pijen e tyre të preferuar.
Përbërësit:
6 ons (e barabartë me 28,35 gr) musht molle
3 karafila të plotë
1 shkop kanellë
1 1/2 ons uiski “Burbon”
Përgatitja:
Derdhni mushtin e mollës dhe uiskin në një gotë të madhe me fron. Më pas zbukurojeni masën me karafilat dhe kanellën. Shërbejeni në çast.

Consommé Royal
Popullore pothuajse sa përdorimi i supës, ky ngrohës mund të përdoret edhe si pije, pasi është shumë i ushqyeshëm.
Përbërësit:
2 ons supë (mos përdorni supë të kondensuar, e preferuar është që ajo të përgatitet në moment)
1 1/2 ons sheri
piper(i padetyrueshëm)
Përgatitja:
Nxeheni supën, por mos e valoni. Derdheni në një gotë me fron të madh. Më pas shtoni sheri dhe bluajini piper sipër. Shërbehet e ngrohtë.

Krem qumështi me alkool
Pothuajse nuk njihet në vendin tonë, megjithatë në shtete të ndryshme ajo përdoret më shpesh në periudhën e festave të fundvitit. Megjithatë kjo pije do t’ju shijonte sa herë që do ta përgatisnit.

Përbërësit:
6 vezë të ndara
3/4 filxhan me rum të bardhë
3/4 filxhan Jim Beam (pije)
2 filxhanë pana për ëmbëlsira
1 litër qumësht
1 filxhan sheqer
pluhur arrëmyshk
gjethe menteje për zbukurim

Përgatitja:
Të gjithë përbërësit e lëngshëm futen paraprakisht në frigorifer për t’u ftohur. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhet shkumë dhe vendoseni mënjanë. Rrihni panën dhe e vendoseni mënjanë. Vendosni të verdhat e vezëve në një tas të madh në të cilin më pas do të shtojmë edhe përbërësit e tjerë. Shtoni sheqerin dhe rriheni derisa masa të bëhet kremoze. Më pas shtoni rumin dhe Jim Bean dhe rrihini edhe për një minutë bashkë. Pasi i keni rrahur shtoni shtoni panën dhe më pas vezët e bardha të rrahura dhe përziejini me kujdes ngadalë derisa vezët e bardha të humbasin formën, por masa të jetë akoma shkumë. Shërbejeni në gota me bisht dhe zbukurojeni me arrëmysh dhe gjethe menteje të freskët.

Glühwein (verë e përzier me erëza ose mjaltë)
Ky koktej është perfekt për ditët shumë të ftohta ose pas disa orësh ski.
Përbërësit:
Një shishe verë e kuqe
4 ons ujë
2 ons sheqer
1 shkop kanellë
3 karafila
lëkura e një limoni
lëkura e një portokalli
Përgatitja:
Vlojeni sheqerin dhe erëzat në ujë dhe lërini në enë për gjysmë ore. Më pas kullojeni ujin dhe përziejeni me verën. Ngrohini bashkë, por përzierja nuk duhet të vlojë. Hidhni lëkurën e portokallit dhe të limonit në sipërfaqen e gotës ku keni hedhur lëngun dhe më pas zbukurojeni me shkopin e kanellës. Shërbejeni në filxhan të madh kafeje.

Koktej “Tuaca” me aromë molle

Tuaca është një liker italian me përbërje portokalli dhe vanilje dhe, sipas legjendës, ajo është përgatitur fillimisht nga Lorenzo de Mediçi gjatë periudhës së Rilindjes. Kjo pije e ngrohtë ka aromën e një torte me mollë.
Përbërësit:
1 ons Tuaca (liker aromatik portokall-vanilje)
5-6 ons musht i ngrohtë molle
pana për ëmbëlsira
kanellë
arrëmyshk
Përgatitja:
Ngroheni mushtin e mollës. Derdheni më pas në një gotë të madhe kafeje dhe shtoni Tuaca. Zbukurojeni sipër me pana, kanellë pluhur dhe arrëmyshk. Shtoni një shkop kanellë.

10 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›