Vlorë,“Kartat”, Prefekti: Procesi me probleme
Procesi i pajisjes me karta për rrethin e Vlorës vazhdon me ritme të ngadalta.Të dhënat bëhen të ditura nga Prefekti i qarkut Hasan Halili, i cili thekson se në procesin e pajisjes me karta vihen re disa probleme, që kanë të bëjnë me mungesën e energjisë.
VLORE- Procesi i pajisjes me karta për rrethin e Vlorës vazhdon me ritme të ngadalta dhe ka nisur vetëm në komunat, Novoselë Orikum dhe Himarë. Ky proces pritet të nisë në 6 komuna të tjera. Të dhënat bëhen të ditura nga Prefekti i qarkut të Vlorës Hasan Halili, i cili thekson se në procesin e pajisjes me karta vihen re disa probleme.
“Problemi i parë është ai i energjisë elektrike. Problemi i dytë është që në ditët e shtuna dhe ditët pas festave zyrtare koordinatorët nuk u paraqitën në disa komuna” deklaron Halili, i cili pohon se problemi ka lindur në Novoselë, ku punonjësit kanë munguar për shkak të ditës së pushimit në një kohë që u është kërkuar që të punojnë edhe të shtunave.
Për sa i përket aplikimeve në Vlorë, deri tani kanë aplikuar 8 mijë vetë nga rreth 98 mijë votues që ka ky qytet. Deri tani në Vlorë ende nuk kanë mbërritur kartat e identitetit. (e.n/news24/balkanweb)