E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarja "biznesmene" prenotoi helikopterin

Nje grua shqiptare ka prenotuar helikopterin ne kompanine private "Interjet" ne Athine. Bashke me te ka qene edhe nje burre po shqiptar, qe kane paguar per kete udhetim dhe jane shitur si biznesmene. Policia greke ka zbardhur skemen e arratisjes spektakolare, duke servirur edhe nje grafik. Mendohet se arratisja eshte planifikuar nga vete 34-vjecari Rizai, per te cilin thuhet se eshte denuar perjete, per vrasje. Por parate jane ofruar nga Vasilis Paleokostas, 42 vjec, nje nga njerezit me te njohur te botes se krimit ne Greqi. "Ne organizimin e kesaj arratisje kane kontribuar edhe nje grua 35 vjec dhe nje burre tjeter qe dyshohen te jene shqiptare", thuhet ne lajmet e mediave te vendit fqinj, referuar te dhenave te grupit hetimor. Duke u shtirur si biznesmene, me date 22 shkurt, gruaja ka marre ne telefon kompanine "Interjet" dhe ka kerkuar nje helikopter qe te shkonte ta merrte ne Itea, duke thene se kishte edhe dy femije me vete. Kur piloti ka mberritur ne vend, nga nje "Tojota Corolla" mendohet se ka zbritur gruaja e shoqeruar nga nje burre qe kishte thene fjalen Tsigas. "Ai ka nxjerre thiken dhe nje granate dore, duke e kercenuar pilotin qe te nisej drejt burgut Koridhalos. Kur mberriten prane burgut, cifti ka komunikuar me Rizain nepermjet nje celulari", deklaroi policia. Gruaja kishte nje arme automatike dhe ka shkembyer zjarr me rojet e burgut ne momentet e arratisjes, ndersa helikopteri me dy te burgosurit, eshte larguar nga Athina.

Braktisja e helikopterit ne autostrade

Te arratisurit, kater persona ne bord, kane braktisur mjetin ne nje autostrade ne veri te Athines. Piloti ishte lidhur dhe i kishin vendosur nje kapuc ne koke. Ne helikopter ishin shenjat e plumbave, nderkohe qe te katert jane larguar ne drejtim te paditur. Ne Koridhalos masat e sigurise ne momentin e arratise, dyshohet se nuk kane qene maksimale, megjithese ishin cilesuar te rrezikshem pas arratisjes se vitit 2006. Piloti ka thene se ishte kercenuar me nje thike dhe arme ne momentin qe kishte shkuar, per te marre nje grua te prezantuar si biznesmene. Megjithese eshte arrestuar, policia mendon se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi eshte gjetur i lidhur. Po keshtu eshte zbardhur edhe telefonata e bere ne agjencine e udhetimit "Interjet". Me gjithe kerkimet e kryera ne te gjithe Athinen, te dyshuarit nuk jane arrestuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›