E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, sekuestrohet 56 kg marijuanë

Sekuestrohet 56 kg mariuanë në qarkun e Gjirokastrës. Kjo sasi narkotikësh u sekuestrua në dy operacione të realizuara nga policia e Gjirokastrës ku 50 kg drogë u gjet në një automjet me targa tirane ndërsa 6 kg marijuanë u sekuestrua në atobuzin e linjës Shkodër-Athinë.

Sipas policisë gjatë operacionit të koduar "Ngrica" u sekuestruan rreth 50 kilogramë mariuanë dhe u shpall në kërkim transportuesi i lëndës narkotike shtetasi Donald Lika. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 02.00 të mëngjezit kanë marrë një informacion në rrugë operative se një sasi lëndë narkotike po transportohej nga fshati Lazarat në drejtim të Vlorës nëpërmjet aksit rural të komunës Picar e më pas do të transportohej me kafshë dore për të dalë në Borsh të rrethit Vlorë.
 

Agjentët dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë vijuar ndjekien e tyre duke përdorur edhe mjetet logjistike por terreni i pyllëzuar ka favorizuar trafikantët e lëndës narkotike që t`i shpëtojnë ndjekies dhe vëzhgimit të policisë. Droga ishte e vendosur në një çantë të madhe të shpine ku ndodheshnin 30 pako të mbështjella me letër natriban.
 

Ndërkohë që droga e sekuestruar në Kakavijë ishte rreh rreth 6 kilogramë mariuanë dhe ishte e vendosur në një nga autobuzët e linjës Shkodër - Athinë që kishte si destinacion shtetin grek. Policia kufitare ka bërë të mundur gjithashtu arrestimin në flagrancë të drejtuesit të autobuzit Selami Kalaja. Nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e pasagjerëve , në njërën prej valixheve rezultoi se në një prej valixheve maskuar me rroba të brendshme femrash , ndodheshin 6 pako të mbështjellla me letër alumin dhe natriban . Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme prokurorisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›