"Fazllic", Prokuroria shkeli Kushtetuten

TIRANE - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka pranuar publikisht dje akuzat per shkelje ne menyre si u procedua me qytetarin britaniko-boshnjak Damir Fazllic, kur deklaroi se ka bere nje shkrese zyrtare per biznesmenin dhe ka urdheruar me telefon, bllokimin e tij ne Rinas.
Ne nje deklarate te posacme per publikun, Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka pohuar se "prokuroret e ceshtjes vendosen ne baze te nenit 308 te Kodit te Procedures Penale t'i bejne ftese per paraqitje, qytetarit Damir Fazllic, per te dhene shpjegime rreth fakteve qe i atribuoheshin ketij shtetasi ne lidhje me vepren penale parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal". Behet fjale per regjistrimin me iniciative kryesisht nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane te procedimit penal per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Zyra e Prokurorise se Pergjithshme (PP), tha se "Prokuroria e Tiranes duke pasur informacion se udhetimi i Z. Damir Fazllic ishte regjistruar ne Drejtorine e Pergjithshme te Aviacionit Civil se udhetimi per t'u larguar nga Shqiperia do te kryhej, ne oren 16. 30 minuta, depozitoi dhe protokolloi ne komisariatin e Policise Rinas ne oren 15. 06 minuta nepermjet oficereve te policise gjyqesore ftesen per paraqitje per Damir Fazllic". Sipas PP, "ne kete ftese, qytetarit Damir Fazllic i jane bere prezente shkaqet e fteses ne respektim te Nenit 308 te Kodit te Procedures Penale".
Por ketu qendron nje tjeter shkelje. Sipas nenit 308 te Kodit te Procedures Penale, njoftimi dergohet tre dite papara paraqitjes se personit, kurse ne rastin konkret kjo gje eshte bere ne harkun kohor te pak oreve.
Shkeljet thellohen edhe me tej dhe pranohen ne deklaraten e djeshme te prokurorise se drejtuar nga Ina Rama, kur shkruhet se prokuroret komunikuan nepermjet telefonit me drejtuesin e Policise Kufitare te Rinasit dhe shefin e Komisariatit per t'i bere me dije ftesen dhe permbajtjen e saj. Sipas PP, ky lloj komunikimi verbal parashikohet nga nenet 308 pika 4, dhe 134 pika 3 te Kodit te Procedures Penale.
Por argumentet ligjore, jane te ndryshme. Ministria e Brendshme, duke dale dje ne media, tha se i konsideron arkaizma te se shkuares se hidhur te ketij vendi, urdhrat me telefon te prokuroreve te cdo lloj niveli qe ata perfaqesojne per te ndaluar dhe penguar nje qytetar te lire. Me tej ajo sqaroi: "Policia e Shtetit, ne cdo rast dhe cdo rrethane do te zbatoje vetem urdhrat me shkrim qe nuk bien ne kundershtim me Kushtetuten e ketij vendi". Duke folur per ceshtjen "Fazllic", MB tha se "ne rastin konkret nga ana e prokuroreve perkates eshte synuar perdorimi i policise per krijimin e nje skandali te madh nderkombetar me kete shtetas te huaj".
Ne kete pike, ka ardhur kunderpergjigjja e PP se drejtuar nga Ina Rama: "Prokuroria po heton zbatimin e procedurave ligjore te policise ne shoqerimin e z. Fazllic".
Nderkohe, vete PP, pohon dhe thekson madje se "sqarojme opinionin publik se nga Organi i prokurorise nuk eshte nxjerre urdher ndalimi per z. Damir Fazllic por vetem ftese per paraqitje per te dhene deklarime prane organit te Prokurorise". Nje deklarate kjo qe pergenjeshtron theniet e opozites dy dite me pare qe citonte PP te kishte kerkuar ndalimin e Fazllicit ne Rinas dhe bllokimin e tij me qellim marrjen ne pyetje.
Nderkohe, PP eshte perfshire dhe ne nje incident me Ministrine e Drejtesise sqarojme. Kjo e fundit, sikunder pohon PP, ishte ne Prokurorine e Tiranes te premten ne oren 19.00 per te kontrolluar ushtrimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Damir Fazllic. Qellimi i dikasterit ishte te verifikonte daten e regjistrimit te procedimit penal ndaj Fazllic. PP pretendon se regjistrimi eshte bere me 8 tetor ose nje dite para se Fazllic te vinte ne Tirane. Ne te vertete, PP me 8 tetor, vetem pak ore pasi Fazllic u largua nga Shqiperia, konfirmoi zyrtarisht per mediat se "sapo eshte regjistruar procedimi penal", duke theksuar se "nuk ka procedim konkret per shtetasin Damir Fazllic por vetem procedim rreth fakteve te paraqitura ne media mbi afera te dyshimta te pastrimit te parave dhe per kete nis hetimi kryesisht nga Prokuroria e Tiranes".
Si u shkel Kushtetuta nga organi i akuzes
TIRANE - Prokuroria Shqiptare ka kryer nje shkelje te rende kushtuese pak dite me pare kur ka kerkuar me telefon ndalimin ne aeroport te qytetarit britanik dhe boshnjak, biznesmenit Damir Fazllic. Para se gjithash dhe mbi te gjitha, me verberi te plote politike, Prokuroria e Pergjithshme e Ina Rames ka urdheruar me telefon njelloj si ne koherat me te zeza te vendit, ndalimin dhe shoqerimin me force te biznesmenit te huaj. Keshtu, nje prokuror i afert me prokuroren Ina Rama, madje me lidhje familjare me te, ka marre ne telefon Drejtorin e Policise Kufitare te Tiranes dhe i ka kerkuar bllokimin dhe moslejimin te kaloje kufirin nga Shqiperia te nje qytetari te lire, pa i derguar me pare asnje njoftim me shkrim. Te njejten gje ka perseritur me urdher te Ina Rames edhe zevendesprokurori i Tiranes, Mazreku i cili ka marre ne telefon per te njejten gje, Shefin e Komisariatit te Rinasit, sikur Prokuroria Shqiptare te ishte Prokurori e vjeter politike qe mund te perdorej per qellime te felliqura politike te ndonje frymezuesi te saj. Ky veprim ndodh sot ne nje kohe kur Shqiperia pretendon te integrohet ne Evropen e qyteteruar dhe te lire.
Nje tjeter shkelje e rende eshte edhe urdhri me shkrim qe eshte bere pasi Damir Fazllic eshte larguar me avionin e tij nga Shqiperia. Keshtu, prokurori Dritan Rreshka i ka kerkuar Komisariatit te Rinasit qe te ndaloje shtetasin e huaj dhe ta shoqeroje me force per ne prokurori. Ky urdher eshte ne kundershtim me dispozitat kushtetuese dhe Kodin e Procedures Penale, pasi ne baze te nenit 308, ftesa per paraqitje duhet te njoftohet te pakten 3 dite perpara asaj qe eshte caktuar per paraqitje. Ligji e parashikon kete afat qe t'i jape mundesi personit qe kerkohet te pyetet qe ai te siguroje mbrojtjen me avokat dhe te njihet me akuzen ose permbajtjen e kerkeses per pyetje.
Por prokuroria jone, njelloj si ajo politike, e ka leshuar urdhrin ne pasditen e dates 8 tetor duke vene si afat paraqitjeje ne prokurori oren 18 te po kesaj date, pra vetem 2 apo 3 ore nga leshimi i urdhrit. Ky veprim tregon se prokuroria eshte kujtuar ose eshte shtyre nga ndonje frymezues politik qe te bllokoje shtetasin anglezo-boshnjak Damir Fazllic, vetem pse ai erdhi per te dhene interviste ne Tv Klan. Nese prokuroria ne kete ceshtje nuk do te ishte shtyre nga motive politike, se paku do te kishte respektuar ligjin duke e njoftuar per paraqitje ne prokurori sipas kritereve, afateve dhe procedurave qe percakton ligji shqiptar dhe nese ai nuk i bindej fteses dhe paralajmerimit, mund te procedohej sipas procedurave te parashikuara ne ligj. Nga ana tjeter perforcohen dyshimet per perdorim politik te Prokurorise kur mesohet se ne prokurori eshte falsifikuar regjistri i regjistrimeve te ceshtjeve penale dhe qe prokuroria nuk lejon inspektoret e Ministrise se Drejtesise te kontrollojne regjistrin lidhur me kete falsifikim.