E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy prokurore nen akuze

Tirane - Ministria e Brendshme ka deklaruar se do te coje per ndjekje penale per dy prokurore qe kane tentuar te marrin ne pyetje Dami Fazllic, Dritan Rreshka dhe zv. Prokurorin e Tiranes, Eliano Mazreku. Sipas zedhenesit te ministrise Fatmir Konja, qe deklaroi se prokuroria ka shkelur Kushtetuten duke dhene urdhra me ane te telefonit. "Ministria e Brendshme kerkon te sqaroje opinionin publik, lidhur me dezinformimin e medieve per qendrimin e policise se shtetit me date 8 tetor 2008 ndaj kerkeses se prokurorise per Damir Fazllic", tha dje Ministria e Brendshme. "Se pari konfirmojme se Policia e Shtetit eshte e angazhuar te zbatoje me vendosmeri ligjin dhe vetem ligjin, jashte cdo nuance politike. Ligjet e vendit dhe ai i Policise se Shtetit, ndalojne rreptesisht zbatimin e urdhrave qe vijne ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjet e tjera te vendit. Ne rastin konkret informojme opinionin publik se ne shkelje flagrante te Kushtetutes se vendit dhe konkretisht te Nenit 32 pika 1, ne shkelje te Kodit te Procedures Penale, Neni 308 dhe shkelje te Ligjit per te Huajt Nr. 9959, date 17. 7. 2008, dy prokurore, njeri i Prokurorise se Pergjithshme, dhe tjetri zv. Prokuror i Rrethit te Tiranes, kane telefonuar ne oren 15:17 shefin e komisariatit te Rinasit e me pas dhe drejtorin e Drejtorise Rajonale te Kufirit te Qarkut Tirane duke kerkuar ndalimin e udhetimit dhe shoqerimin ne ambientet e policise te biznesmenit me britanike dhe boshnjake Damir Fazllic, ne nje kohe kur Fazllic ishte larguar nga Shqiperia ne oren 15:04", ka shtuar ne deklaraten e tij, Konja. "Ministria e Brendshme i konsideron arkaizma te se shkuares se hidhur te ketij vendi, urdhrat me telefon te prokuroreve te cdo lloj niveli qe ata perfaqesojne per te ndaluar dhe penguar nje qytetar te lire. Policia e Shtetit, ne cdo rast dhe cdo rrethane do te zbatoje vetem urdhrat me shkrim qe nuk bien ne kundershtim me Kushtetuten e ketij vendi. Ne rastin konkret nga ana e prokuroreve perkates eshte synuar perdorimi i policise per krijimin e nje skandali te madh nderkombetar me kete shtetas te huaj. Gjithashtu sqarojme ketu se Ministria e Brendshme ka nisur nje hetim te plote per te vendosur para pergjegjesise ata qe mendojne se mund te ndalojne me telefon qytetaret e huaj ne kete vend. Kjo Ministri, do te kerkoje ndjekjen penale te dy prokuroreve qe i kane lejuar vetes nje akt te tille ne shkelje flagrante te Kushtetutes se vendit, shkelje te hapur te Kodit te Procedures Penale qe percakton qarte se kur nje person shoqerohet, dhe shkelje te hapur te Ligjit per te Huajt", ka perfunduar ne deklaraten e saj, Ministria e Brendshme.

Policia nuk ka shoqeruar Fazllic

Policia e Shtetit pergenjeshtroi lajmin se policia ka shoqeruar me makine apo ka marre ne mbrojtje qytetarin Damir Fazllic, gjate qendrimit te tij ne Shqiperi pergjate dates 8 tetor 2008. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit thane se, nuk kane pasur kerkese te tille per te eskortuar kete qytetar si dhe nuk ka konstatuar elementet qe cenojne jeten e tij e per pasoje marrjen e masave te shoqerimit. Theksojme ketu se punonjesit e policise se Aeroportit "Nene Tereza" gjate 24 oreve te sherbimit kane per detyre te kontrollojne e te ofrojne gjithe ndihmen e kerkuar nga shtetasit shqiptare apo te huaj qe hyjne e dalin ligjerisht ne territorin e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›