E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia terrorizon nënen e doganierit që denoncoi trafikun

Urim Gjata ne arrati

Ish doganieri i Kapshticës që denoncoi rrjetin korruptim të Bodes në dogana, thotë se polici apo terrorizon nënën e tij 90 vjeçare e cila po rri me policë tek koka tek shtëpia.

Policia ka terrorizuar nënën time e cila është 90 vjeçe, duke kërkuar të hyjë në shtëpi për kontroll pas denoncimeve të mija thotë urim Gjata. Ajo ka frikë të hapë derën e shtëpisë, pasi para saj shfaqet policia që kërkon djalin e saj.

Gjithçka mund të prisja nga ata , por që të terrorizonin nënën time 90 vjeç, kjo nuk më shkonte në mendje kurrë. Kishin shkuar disa policë tek shtëpia e nënës time dhe pa asnjë dokument prokurorie më kërkonin mua. Nëna u kishte thënë që nuk dinte gjë dhe u kishte kërkuar që edhe pse pa dokument prokurorie, do i lejonte të futeshin të kontrollonin. Më pas nëna u sëmur thotë Gjata për albnow.com.

Skandali i policëve të Qarkut të Korçës nuk përfundon këtu. Sipas Gjatës, ata kishin shkuar edhe tek shtëpia e vëllait të tij dhe kishin takuar mbesën e Gjatës.

Shkuan tek shtëpia e vëllait dhe takuan mbesën, të cilën e pyetën për mua. Ajo u kishte thënë që nuk di gjë dhe se nuk më ka parë prej një viti shton Gjata i shqetësuar për fatin e të afërmve të tij, sidomos nënës 90-vjeçare që u sëmur nga shqetësimi kur pa policët tek porta e saj.

I pyetur nga gazetari përse policët nuk takuan vajzën e Gjatës, ai thotë se nuk e kishin gjetur pasi vajza nuk ndodhej në shtëpi.Me vajzën kontaktuan më parë në telefon dhe i kërkuan takim që gjoja ti jepnin të firmoste një dokument që unë të paraqitesha në gjyq për denoncimet që kam bërë thotë i simpatizanti i Partisë Demokratike, Urim Gjata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›