E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO e vrasësit të 53-vjeçarit në Yzberisht

Kjo është fotoja e vrasësit të pronarit të supermarketit Petrit Kurti, që  është fokusuar nga kamerat e sigurisë. 53- vjeçari mbeti i vrarë në supermarketin e tij në Yzberisht. Në momentin e ngjarjes  ka qenë edhe bashkëshortja e Kurtit. Deklarta e saj përforcon dyshimin se vrasja  është kryer për grabitje, pasi në ato momente çifti po behej gati ta mbyllinin marketin, ndërkohë që mbi banak ka qenë vendosur në një qese shuma prej 10 milionë lekë të vjetër, që do ti merrnin me vete në shtëpi.

Vrasësi ka synuar qesen dhe ka shkrepur pistoletën ndërkohë që është përleshur me viktimën. Në këto momente i dyshuari si vrasës ka qëlluar për vdekje me dy plumba Petrit Kurtin, por pa arritur të realizojë grabitjen. Policia e Tiranës po heton në disa pista ngjarjen dhe ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për personin që do përcjellë informacion të saktë mbi autorin. (FOTO është marrë nga Shqiptarja.com)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›