E Diel, 1 Nëntor 2026

Urim Gjata: Jam gati të ballafaqoj korrupsionin në drejtësi, po qe se shteti më garanton jetën

Urim Gjata, personi që denoncoi korrupsionin e frikshëm në dogana nga njerëzit e Ridvan Bodes, thotë se është gati që të ballafaqojë korrupsionin me drejtësinë, nëse i garantohet jeta. Ai ka konfirmuar për Telegraf kërcënimet dhe tentativat për ekzekutim, ndërkohë që Ministria e Brendshme është shprehur për gazetën se, i kërcënuari, duhet të denoncojë vetë në organet e policisë. I pasigurt, qoftë edhe të shkojë deri te policia të denoncojë kërcënimet me vdekje, që i bëhen nga shumë persona, Urim Gjata u detyrua të largohet nga Shqipëria, por Telegraf ka mundur ti marrë sërish një intervistë në lidhje me situatën e krijuar pas denoncimit të tij publik.

Bie zilja e telefonit në celular, në orët e para të mëngjesit. Një numër i shtetit të huaj, më habit, ngaqë nuk kam as të afërm në atë shtet.

- Mirëmëngjes! Kush jeni, ju lutem?

- Mirëmëngjës. Jam Urim Gjata. Ju flas nga.

- Përse, andej?

- Mbrëmë (parmbrëmë), mbërrita këtu. Ika, sepse shumë në Shqipëri, u përpoqën edhe të më shtypnin më makinë.

- Kur? Kush?

- Isha në një lokal të qytetit ku banoj, me miqtë e mi. Kur dola, erdhi një xhip drejt meje. Po të mos isha midis shumë miqve, xhipi do të më kishte shtypur dhe sot, do të më bënin të tretat. Me ndihmën e miqve të mi, u detyrova të ikja nga Shqipëria.

- Ikët nga Shqipëria, se ju kërcënuan?

- Kanë filluar të kërkojnë vendndodhjen time, që të më vrasin.

- Ditën që u botua intervista juaj te Telegraf, ju mori ndokush telefon?

 Ndërpritet  telefoni. Pas disa minutash, rilidhemi.

- U pre linja, mezi kap këtu ku flas. Vazhdojmë. Më telefonuan nga DPD-ja, me telefon 0664151177. Fillimisht, më thanë të deponoja. U thashë, që faktet janë ato që botova në gazetë. Pastaj, më kërkuan të përgënjeshtroj, sikur  unë isha i pirë, kur i dhashë gazetës intervistën  dhe nuk janë të vërteta, me shpërblim  për tu rikthyer në punë.

- Ti çfarë u the?

- Nuk kini më punë me mua. Po të doni faktet, ikni dhe i ballafaqoni në doganë. Kam kërcënimet në telefon që megjithëse jam jashtë për momentin thuaj vend tjetër, në lokal ku isha herën e fundit mu mblodhën miqtë e miqve e kupton në trotuar po mos kishte njerëz do kisha ngelur në rrotat e makinës xhip, ofertat për të përgënjeshtruar dhe për tu kthyer në doganë tjetër, këto edhe në  tel nga drejtuesit e lartë të DPD-së.

- Nga DPD-ja, donin që ti të paraqisje faktet që ke për kontrabandën?

- Ata më kërkojnë mua, të dinë sa di unë dhe të mundohen që të mbulojnë të tyret në doganë.

- Po ti pse nuk pranove, që të flasësh me drejtuesit e DPD-së, derisa të kërkuan?

- Të përshëndes,  vetëm duhet ta dish se këta, të doganës,  nuk të falin, por akoma nuk po mbledhin veten nga rrufeja që ju ka rënë.

- Çdo të thuash me këto fjalë? Ata janë drejtuesit e DPD-së.

- Kush u beson që ata nuk i dinë faktet?

Përsëri biseda me celular ndërpritet

Pas disa minutash, rilidhemi. Më fal, po dola pak nga vendi ku rri, se është poshtë. Më dëgjon, tani?

- Sa të lehtë e kanë hetuesit të vërtetojnë faktet që ti ke thënë, po qoftë edhe të tjerat që më thua se i ke provë?

- Nafta, apo diçka tjetër niset p.sh,  nga Egjipti me destinacion Shqipërinë, Tiranën, mbasi futet në Greqi me dokumente, merr tranzitin për në Shqipëri Tiranë, duke i shtuar një plumb sigurimi nga doganë greke, kontrollohet në dalje të Greqisë dhe futet në tokën shqiptare, në atë kohë dokumentet janë ndërruar tërësisht për mallin dhe merr përsëri një plumb sigurimi në doganën e  Kapshticës, i mbahen dhe fotokopjet e dokumenteve dhe hajde rruga e mbarë.

-  Ndërrohen dokumentet? Si ka mundësi që dokumentet e bazuara në Doganën Greke nuk ballafaqohen nga pala shqiptare?

- Dokumentet janë gati në tokë të ndërmjetme, i merren shoferit origjinalet dhe i jepen të tjerat me të gjitha vulat e doganave nga vjen. Nuk duan, se me ligj, shefi i doganës ka të drejtë të verifikojë të paktën Triaret e gjithë mjeteve apo atje ku dyshon.

- Juve , si doganierë, për këto maune me nafte, nuk ju lejohet fare ti kontrolloni, qoftë për përmbajtjen qoftë për sasinë?

- Vetëm dokumentet që rrallë përputhen me të vërtetën tranzitit i merret vetëm një kopje dokumentesh. Këta u tmerruan kur e morën vesh çfarë kishte ndodhur.

- Kur dokumentet e një mauneje, ndërrohen,dhe ju e shikoni që janë të falsifikuara, doganieri merr ryshfet? Apo ka urdhër që ta lerë maunën të iki?

- Kush të lë pa paguar gjë.

- P.sh, vjen një maune i ndërrohen dokumentet. Sa është tarifa që paguan doganierin, që të pranojë dokumentet e falsifikuara?

- Por nuk ka doganier mos njohë faturën e mallit Triarin certifikatën origjinale me ato fallco.  Kështu, doganieri do marrë kafen e tij se do marrin dhe të tjerët dhe bosi i maunës dhe miqtë e tij,  të gjithë.

- Këto si mund të provohen se janë kështu siç i thoni ju?

- Të gjithë e dinë që dokumentet nuk janë origjinale, por kujt ja mban të kërkojë të paktën TRIARIN, dokumenti bazë që tregon gjatësinë, gjerësinë dhe peshën e makinës bosh, dokument i mbushur në shtetet europiane. Pse nuk janë vërtetuar në doganën greke dokumentet origjinale të mauneve për tu ballafaquar me ato që ndërrohen nga sekseret, sapo vinë në doganë. Pse dokumentet kalojnë në sistem, ndërkohë që subjekti akoma nuk ka ardhur, a është pesha e deklaruar e mauneve me dru që shkojnë jashtë me atë origjinale? Pastaj, janë edhe kamerat 24 orë, që regjistrojnë çdo gjë. Edhe kur vjen një maune bosh, kontrollohet nga dy doganierë, në prezencë të kamerave.

- Po mund të ndodhë, që filmimet e kamerave të fshihen, tani?

- Nuk fshihen dot këtu në Kapshticë. A nuk u kap në doganën e Gorricës Kontenieri me sheqer nga dy oficerët e SH K B Korçë Vangjushi dhe Serjani dhe u mbyll shpejt e shpejt?  Me çfarë ligj zhdoganohen rrobat e përdorura të emigranteve kur largohen nga Greqia dhe sa paguajnë 300 euro doganierëve ryshfet që ti lejojnë të ikin nga dogana?

-Po për kontrabandën e cigareve?

- Ok, cigaret kontrabandë vërtetohen vetëm në doganën greke, ku janë dokumentet origjinale. Tek ne nuk vërteton

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›