Transportonin 8 kg heroinë, arrestohen tre vajza në Durrës
Policia e Durrësit ka sekuestruar 8 kg lëndë narkotike heroinë në serbatorin e një automjeti me të cilën udhëtonin 3 femra, ndërsa është bërë edhe arrestimi i tyre.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar drejtuesja e mjetit, Donika Dervishi, dhe 2 pasagjeret, Migena Dervishi 32 vjeç dhe Sonila Popa, 31 vjeç.
Sipas policisë droga ishte ndarë në 10 pako u kap pas mesnate në Portin e Durrësit, teksa tre femrat udhëtonim me një automjet tip Ford Fokus, me targa AA465DD.
Mësohet se vajzat ishin duke udhëtuar drejt Italisë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e rrjetit ku janë përfshirë tre të ndaluarat.