E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen ikonat e Laboves

Gjirokaster - Persona ende te paidentifikuar nga policia kane grabitur kishen e Laboves se Kryqit ne rrethin e Gjirokastres. Kane qene kujdestaret e kishes, ata te cilet kane konstatuar grabitjen e ketij objekti kulti te shpallur "Monument kulture". Sipas policise lokale, grabitesit kane hyre ne mjediset e brendshme te kishes, pasi kane hapur me thyerje nje dritare ne pjesen e pasme te objektit te kultit. Grabitesit kane vjedhur 18 ikona, si dhe kane grabitur edhe te hollat e besimtareve qe ndodheshin ne arken e kishes. Shqetesim per kete ngjarje kane shprehur edhe specialistet e Monumenteve te Kultures ne Gjirokaster. "Ky objekt kulti eshte nje nga me te vjetrit jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan", pohon Spartak Drasa, drejtori rajonal i Monumenteve te Kultures ne Gjirokaster. Kjo eshte e disata here qe Kisha e Laboves se Kryqit ka rene pre e grabitesve te ikonave.
B. Shehu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›