Policia ve ne pranga dy te mitur, per vjedhje
Tirane- Dy te mitur jane vene ne pranga te policise paraditen e djeshme, pasi kane tentuar te vjedhin pjese te nje automjeti. F.C, 17 vjec dhe B.R, 15 vjec, te dy banues ne Tirane, jane arrestuar dje nga specialistet e seksionit Kunder Vjedhjeve ndaj Biznesit. Sipas policise arrestimi i tyre u be i mundur, pasi dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane tentuar te vjedhin pasqyrat e automjetit tip "Benz", me targa TR 1112 K, ne pronesi te nje shtetasi. Dy te miturit jane denoncuar nga pronari i automjetit, i cili i ka kapur ne flagrance. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tiranes. Mbi dy te miturit rendon akuza e"vjedhjes se kryer ne bashkepunim" e mbetur ne tentative.