E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata shtrim mjekesor, per Kastratin

Tirane- Gjykata e Tiranes ka vendosur dje, qe te shtoje ne spitalin e burgut te pandehurin Bajram Kastrati. Gjykatesi Petrit Como, ka vendosur dje qe Kastrati te shtrohet ne spitalin e burgut deri ne ndertimin e nje spitali per te semuret mendore, me precedent penal. Dje i pandehuri i ka kerkuar gjykates lirimin e tij, pasi ishte shume mire dhe nuk kishte pse te mjekohej kot. Gjate seances se djeshme gjyqesore ishte i pranishem edhe nje mjek nga spitali i burgut, i cili ka shpjeguar se gjendja e te pandehurit vazhdon te jete po njelloj. Nga ana tjeter mjeku ka sqaruar se Kastrati, mbahej me mjekime pasi ndodhej me shqetesime te here pas hershme. Per kete fakt gjykata ka vendosur qe i pandehuri te qendroje nen masat mjekesore edhe per nje periudhe nje-vjecare ne spitalin e burgut. I pandehuri akuzohet per plagosjen e dy efektivave te policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›