Durres/ "Credit Car" bllokon 4 mjete luksoze
Kater automjete luksoze jane bllokuar nga policia gjate operacionit te koduar "Credit Car" ne qytetin e Durresit. Sektori i Antitrafikut deklaroi dje, se mjetet dyshohet qe jane te vjedhura jashte vendit dhe ishin ne pronesi te kater personave qe u moren nen hetim. Policia tha se mjeti tip "Land Rover", me targe FR 1616 D, rezulton te jete i vjedhur ne Angli ne vitin 2003, makina "Benz" me targa KV 1687B, e vjedhur ne Bullgari ne vitin 2002. Po keshtu eshte bllokuar edhe automjeti tip "Audi A6" e nje "Benz" me targa te Tirane, te vjedhur ne Gjermani. Trafiku sipas policise, behej nepermjet mashtrimit me dokumentet.
E. A.
E. A.