E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas/ Lezhiani tenton Italine me municion

Policia e Lezhes arrestoi dje 49-vjecarin Bardhok Prenga, banues ne Kallmet te Vogel, ndersa dje rreth ores 08:30 te mengjesit tentonte Italine, me nje sasi fishekesh ne bagazhet personale. Gjate kontrollit te cantave ne doganen e Rinasit, i eshte gjetur nje karikator automatiku me 30 fisheke model 56. Burime zyrtare thane se pasi u njoftuan per ngjarjen, ushtruan nje kontroll edhe ne banesen e Prenges, ku gjeten dhe sekuestruan nje automatik qe mbahej pa leje. Nje grup hetimor ka nisur te verifikoje te kaluaren e 49-vjecarit dhe lidhjet e tij, per te zbuluar se ku do te perfundonin fisheket.

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›