Djali vret babanë, pendohet pas arrestimit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Krimi në famije godet sërish në Tiranë. Djali vret me Kallashnikov babanë e tij, 58 vjeç. Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit thanë se 16-vjeçari Elton Lika, dyshohet se ka vrarë me disa plumba të atin e tij, pas një sherri që kishte ndodhur gjatë mbrëmjes. Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare të Policisë së Tiranës. Sipas tyre, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zall-Mner, kur Elton Lika, vetëm 16 vjeç, ka goditur me armë zjarri Ahmet Likën duke e lënë të vdekur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke bërë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në kryeqytet. Gjatë marrjes në pyetje, adoleshenti ka deklaruar se e ka vrarë babanë e tij, pasi e rrihte.
Ngjarja
Është gjetur i vrarë me armë zjarri një 58-vjeçar, në një fshat të Tiranës. Dyshimet e para të policisë janë për një krim brenda familjes, ndoshta kryer nga djali i viktimës, por ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Lajmi bëhet me dije nga burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave shtetasi 58-vjeçar, Ahmet Lika, është gjetur i vdekur në banesën e tij, në fshatin Zall-Mner të Tiranës, paraditen e djeshme. “Ahmet Lika është gjetur pa jetë, i vrarë me armë zjarri në banesë. Policia ka bërë shoqërimin e anëtarëve të familjes dhe dyshimet janë për një vepër të djalit të viktimës”, - thanë të njëjtat burime.
Hetimet
Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, thanë gjatë mbrëmjes së djeshme se ende po hetohet për rrethanat dhe për përcaktimin e autorit të krimit, por ende nuk është mbërritur në një përfundim zyrtar. Hetimet e para tregojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës, pas një grindjeje brenda familjes. Ndërkohë që djali e ka pranuar të ketë qëlluar mbi babanë e tij, pasi sipas tij, e rrihte dhe këtë gjendje nuk mund ta duronte më. Ndaj adoleshentit, mësohet se rëndon akuza e “vrasjes”.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008