Policia vendos mbi 1500 gjoba shoferëve
Përgjatë këtyre tre ditëve janë pezulluar 950 leje qarkullimi dhe janë bllokuar 53 automjete, për mos shlyerje të detyrimeve. Sa më sipër, nga 950 leje qarkullimi të pezulluara, 550 drejtues mjetesh shlyen detyrimet e tyre. Pas shlyerjes së detyrimeve, 27 drejtues mjetesh ju dhanë automjetet ndërsa 26 automjete aktualisht ndodhet të bllokuara në Komisariatin e Policisë Rrugore deri në shlyerjen e detyrimeve të tyre.
Sa më sipër, shërbimet e Policisë së Tiranës po vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës.
Kështu, gjatë tre ditëve të fundit, në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e Policisë janë konstatuar dhe vendosur 1581 masa administrative me vlerë 1.812 000 lekë dhe janë pezulluar 21 leje drejtimi.