Retkoceri distancohet nga dënimi i “Grupit të Llapit"
Sipas gjyqtarit Retkoceri nuk ka pasur asnjë provë për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe deputetit Rrustem Mustafa dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti.
“E konsideroj se një vendim i tillë ka qenë kundër-ligjor, dhe mendimi im ka qenë që ata të gjithë të lirohen, se nuk ka pasur prova për të cilat kanë qenë të akuzuar. Me habit fakti sesi ka rrjedhur një vendim i tillë”, deklaroi Rrahman Retkoceri, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Retkoceri, i cili thotë se është mbivotuar nga kolegët e tij gjyqtar të EULEX-it thotë se vendimi për dënimin e “Grupit të Llapit” duhet të korrigjohet nga Gjykata Supreme.
“Ekziston Gjykata Supreme. Me siguri kolegët e mi që unë konsideroj se është bërë gabim, lëshim, duhet ta korrigjojnë atë gabim, dhe kanë mundësi të bëjnë ndryshimin e aktgjykimit dhe t'i lirojnë të akuzuarit nga aktakuza ose ta prishin lëndën dhe ta kthejnë prapë në rigjykim”, shtoi Retkoceri për televizionin “Alsat”.