Mbeturinat përmbytin kanalet vaditëse, rrezik real për sëmundje (FOTO)
Elbasan- Gazeta IDEA ridenoncon edhe njëherë ndotjen alarmante në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë. Denoncimet e mëparshme mbi ndotjen e tejskajshme që ka përfshirë këtë fshat kanë rënë në vesh të shurdhët, sepse asgjë nuk ka ndryshuar.
Siçduket edhe nga këto imazhe të dërguara në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com mbeturinat vazhdojnë të hidhen vend e pa vend. Fotografitë janë marrë në një pjesë të kanalit vaditës të fshatit, i cili kalon ngjitur me rrugën nacionale.
Duket se si grumbullohen të gjithë mbetjet në këtë pjesë të kanalit. Ky i fundit është në funksion sepse shërben për vaditje, e kur ka ndonjë fshatar që i pastron këto mbeturina, i djeg po aty në anë të rrugës.
Nga komuna nuk është bërë asgjë. Aty gjenden perveç mbeturinave edhe një tufë e madhe minjsh, të cilët duke patur parasysh edhe temperaturat tepër të larta janë rrezik real sëmundjesh.
Mbeturinat përmbytin kanalet vaditëse, rrezik real për sëmundje
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 2