Policia zhvendos makinen e Gjokutaj evitohet aksidenti

Avokati Genc Gjokutaj
Tirane 9 shkurt 2011 NOA-Update Pak minuta me pare eshte zhvendosur makina e avokatit Genc Gjokutaj.
Makina e tij u zhvendos pak me pare pasi mengjesin e sotem ne te u gjet nje sasi eksplozivi por qe fatmiresisht nuk kishte shperthyer.
Menjehere sapo eshte sinjalizuar per rastin policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur punen per heqjen e ketij eksplozivi dhe marrjen e masave per gjetjen e autoreve.
Pas tentativave te vazhdueshme per ta cmontuar dhe caktivizuar ne vend eksplozivin nga ana e forcave xhenio dhe policise u be e mundur zhvendosja e automjetit me qellim evitimin e ndonje aksidenti te mundshem.
Sipas te dhenave paraprake mendohet se eksplozivit do i behet nje shperthim i detyruar.
Gjokutaj eshte i njohur si avokat i disa prej ceshtjeve me karakter politik sic eshte ceshtja e biznesmenit Rahman Selmanllari ceshtja e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic ceshtja e ish-kreut e aviacionin civil Gazmend Dibra etj.
Rahman Selmanllari dhe Damir Fazllic njihen si biznesmen te lakuar nga opozita per lidhje te ngushta me familjare te kryeministrit.
Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne lagjen Ali Demi dhe sipas policise se Tiranes persona te panjohur i kane vendosur nje lende plasese mjetit te avokatit Gjokutaj.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeAtentat ndaj Genc Gjokutaj avokati i Selmanllarit dhe FazllicNeser ndeshja Shqiperi-Slloveni policia Masat per mbarevajtjen Sulmohet komisariati policia qellon mbi turmen ne TuniziPS Drejtuesit e policise do te perballen me ligjin VIDEOPolicia Qytetaret padi per demet e pronave me 21 janar LidhjeAli Demi eksploziv Gjokutaj makina policia zhvendosur