Prokuroria 16 vjet burg dhe 2.1 mln leke gjobe rrembyesit Leka

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet kerkoi nga togat e zeza deklarimin fajtor te pandehurit Romeo Leka dhe denimin e tij me 16 vjet burg dhe 2.1 milion leke gjobe per konsumimin e akuzave te dy grabitjeve te bankave dhe dy rrembime te personit.
Kjo mase denimi u kerkua paraditen e djeshme ne seancen e peste gjyqesore per nga numri nga prokurori i ceshtjes Adnan Xholi i cili lexoi konkluzionet perfundimtare para peseshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Sander Simoni.
Sipas prokurorit Xholi gjate fazes hetimore eshte provuar se i pandehuri Romeo Leka brenda dy diteve ka kryer grabitjen e dy bankave dhe rrembimin e dy personave te ndryshem per arsye perfitimi konkretisht me date 18 dhe 19 mars 2010 ne Tirane. Fillimisht mengjesin e dates 18 mars 2010 i pandehuri Leka ka marre nje taksi duke i kerkuar ta dergonte ne lagjen Ali Demi ku ka hyre ne nje filial banke te nivelit te dyte duke nxjerre nga brezi pistoleten dhe duke ia vendos ne trup punonjeses se bankes.
Nen kercenimin e armes i pandehuri kerkoi ti mbushnin nje qese me para por nje punonjese tjeter shtyp alarmin dhe nga frika i pandehuri largohet pa asnje kacidhe-thuhet ne pretencen e prokurorit.
Me pas po ate dite ne mbremje i pandehuri Leka ka marre nje taksi duke i kerkuar shoferit ta dergonte ne Kamez. Sapo eshte afruar makina afer rreth rrotullimit te doganes i pandehuri i ka vendos tyten e pistoletes taksistit ne koke duke i kerkuar ta dergonte per ne Kamez.
Me te kaluar rreth nje kilometer ne afersi te kryqezimit te rruges me shinat e trenit i pandehuri Leka ka vene re dy punonjes te policise rrugore rreth 50 metra para taksise ku nga frika i ka kerkuar taksistit te ndal makinen duke u larguar me vrap drejt rrugicave.
Me 19 mars 2010 i pandehuri ka hyre ne filialin e nje banke qe ndodhet brenda nje hoteli te njohur ne bulevard ku me pistoleten ne dore ka marre nje thes me para dhe ka tentuar te largohet.
Me te dal nga banka te pandehurit i eshte vene nje makine polici nga mbrapa duke i kerkuar te dorezohej. Vetem pak metra prane Librit Universitar i pandehuri ka marre peng nje kalimtare te rastit te ciles pasi i ka vene pistoleten ne koke e ka kapur prej krahu dhe e ka urdheruar qe te mos e kundershtonte por te shkonte me te pasi ne te kundert do ta vriste.
Per rreth 45 minuta i pandehuri ka levizur ne keto rruge duke tentuar ti largohej policise per tu arrestuar me pas nga forcat e RENEA-se-thuhet nga prokurori qe kerkoi denimin e tij me 16 vjet burg dhe 2.1 milion leke gjobe.