Prifti serish ne prokurori per video-skandalin

TIRAN- Ish-ministri i Energjetikes tashme vetem me detyren e deputetit z.Dritan Prifti ka rrefyer per kater ore ne Prokurorin e Pergjithshme te dhenat plotesuese per video-skandalin mes tij dhe ish-zv.kryeministrit Ilir Meta njeherazi kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim.
Ka qene ora 1030 minuta e paradites se djeshme kur deputeti Prifti i shoqeruar nga truprojat e tij ka hyre brenda rrethimit te nderteses se Prokurorise se Pergjithshme per tu ngjitur me pas ne zyrat e prokurorit Bujar Sheshi dhe Anila Leka.
Prokuroret Sheshi dhe Leka te shoqeruar nga nje hetues i ceshtjes kane marre dhe zbardhur per kater ore deshmine plotesuese te deputetit Prifti te referuar mbi te dhenat e reja te cilat jane shpjeguar edhe nga ish-zv.kryeministri Meta.
Sipas ketyre burimeve Ambasada e SHBA-se ne vend nuk ka pranuar te kryej akt-ekspertimi audio-viziv te video-skandalit duke lene keshtu Prokurorin per te zgjedhur alternativen tjeter per te derguar videon ne Angli per ekspertim.
Sipas te dhenave te prokurorise mesohet se
gjate diteve ne vazhdim do te vendoset dergimi i kesaj video ne Mbreterine e Bashkuar per ekspertim apo do te dorezohet ashtu sic eshte nga denoncuesi ne Gjykate qe me pas kjo e fundit ta vleresoje si prove.
Sipas hetuesve te ceshtjes te vetmin dyshim te ngritur nga video-skandali jane disa fragmente te transkriptimit te fjales se ish-zv.kryeministrit Meta por qe nga ana e vertetesise pamjet e dorezuar nga deputeti Prifti nuk kane montazh.
Pas deklarimeve disa oresh deputeti Prifti ka dale nga dera e institucionit te prokurorise duke u shprehur nder te tjera se sot dje erdha ne prokurori i thirrur nga prokuroret qe hetojne videon Meta. Isha ne dispozicion te tyre per te dhene detajet mbi kete hetim.
Kam sqaruar lidhur me deshmite ne prokurorine e Tiranes jane konfirmuar pergjigjet e mia te meparshme por edhe pergjigjet e reja per disa deklarata qe i ka bere vete Meta-sqaroi Prifti para mediave duke shtuar se nuk ka asnje dyshim te vertetesia e videos.
Kam bindjen qe gjerat po shkojne ne drejtim te zbatimit te ligjit. E kuptova qe skishte asnje dyshim tek prokuroret me vertetesine e videos. Edhe pse smora nje verifikim zyrtar nga ekspertet eshte vertetuar se ajo eshte e pa manipuluar dhe e pa montuar-tha deputeti Prifti duke dhene detaje edhe ne lidhje me seancen e marrjes ne pyetje te deputetit Ilir Meta.
Sot dje kuptova qe z.Meta eshte paraqitur vete para prokuroreve dhe ka dhene disa pergjigje lidhur me kete video. Une kam nje marreveshje me prokuroret dhe sekretet nuk duhet te preken-ka theksuar Prifti ne fund te fjales se tij dhe u largua me makinen dhe truprojat e caktuar nga Zyra per Mbrojtjen e Deshmitareve te Drejtesise.
Pak dite me pare konkretisht me 24 janar mesohet se vete Meta eshte paraqitur ne prokurori per te dhene shpjegime per akuzat publike te bere nga ish-vartesi i tij tashme vetem deputet z.Prifti.
Ka qene fillimi i muajt janar i 2011-es kur emisioni Fiks-Fare ka transmetuar nje video ku duket qarte kryetari i LSI-se Meta duke i kerkuar zbatimin e disa detyrave ish-vartesit te tij ish-ministrin Prifti.
Nderkohe ne oret e pasdites se djeshme ka qene vete deputeti Meta i cili i shoqeruar nga mbrojtesi i tij ligjor avokat Petrit Serjani i njohur si ish-Prokuror i Pergjithshem ka shprehur pretendimet e tija se videoja ishte e montuar.
E kane hetuar studiot ligjore profesionale. Nga konkluzioni i eksperteve del se ne sekuencat filmike ka pasur montim ne ze dhe titrat nuk korrespondojne me te-tha Meta ne nje konference per media.