E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thike ne trup bashkeshortes lirohet pas pak oresh

Vlore - Grindjet e vazhdueshme mes nje cifti bashkeshortesh kane cuar ne nje ngjarje te rende e cila ka perfunduar me plagosjen e gruas. Policia nuk ka dhene version zyrtar per ngjarjen por burimet pohojne se gjithcka ka ndodhur pas nje grindjeje. Burri ka arritur te qelloje me thike gruan e vet duke i shkaktuar plage ne pjesen e barkut.


Veprimi i tij ka qene i papritur per gruan 35-vjecare Albana Bejtja e cila nuk ka arritur ta ndaloje goditjen. Por sic bejne me dije burimet ajo ka vazhduar perpjekjet per te mos lejuar veprime te tjera te ngjashme cka mund te ishte me pasoja per jeten e saj.


Gruaja ne gjendje te rende eshte derguar me urgjence ne spital ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Pak ore me pas Bejtja ka dale nga gjendja e rrezikut per jeten nderkohe qe eshte nen kujdesin e mjekeve. 35-vjecarja vazhdon te jete ne reanimacion.
Nderkaq policia qe ka mberritur ne banesen e ciftit te bashkeshorteve Bejtja ka nisur veprimet hetimore.


Bashkeshorti i dyshuar si autor i goditjes 42-vjecari S.Bejtja mesohet se eshte mbajtur rreth kater ore ne polici ku eshte marre ne pyetje dhe me pas eshte lene i lire.
Mesohet qe goditja te jete klasifikuar plagosje e lehte cka ka lene te lire burrin. Familjare te se plagosures jane shprehur te revoltuar per kete. Sipas tyre veprimi ishte perseritur dhe frika e nje reagimi me te ashper ka sjelle nga ta apelin per te vepruar drejtesia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›