Prokuroria 13 vjet burg pronarit te Restorant Keshtjelles ne Fier

TIRAN- Per te pandehurin Zaim Tafa i njohur si pronari i restorant Keshtjelles ne Fier organi i akuzes kerkoi denimin e tij me 13 vite burg per akuzen e trafikimit te 40 kg droge te mbetur ne tentative drejt Greqise se bashku me tre shtetas gjerman dhe nje shqiptar. Ishte prokurorja Erviola Stoja e cila ne perfundim te fazes se hetimit gjyqesore kerkoi nga peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Luan Hasneziri deklarimin fajtor te te pandehurin Zaim Tafa per akuzen e trafikimit te lendes narkotike te mbetur ne tentative ne bashkepunim.
Sipas pretences se prokurores i pandehuri Tafa eshte shitesi dhe paketuesi i 40 kg droge ne makinen e bleresve gjerman te cileve me 1 maj 2009 iu gjet dhe sekuestrua droga ne piken e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Greqise. Sipas akuzes i pandehuri Tafa ne bashkepunim me te denuarin tashme Albert Pellumbaj kane organizuar shitjen e 40 kg heroine shtetasit gjerman tashme i denuar edhe ky Daniel Englert.
Ky i fundit kishte punesuar dy pensioniste gjerman ciftin Franc dhe Rexhina Kiacek per te bere transportin nga Shqiperia drejt Greqise me pas Italise dhe per te perfunduar ne Gjermani. Me date 31 prill 2009 i pandehuri qe eshte gjykuar ne gjendje te lire Tafa se bashku me te pandehurin Pellumbaj kane marre makinen e tipit Peugot me targa gjermane dhe kane hyre brenda shtepise se te pandehurit Tafa. Ne banesen e ketij te fundit sipas prokurores eshte bere paketimi i droges ne makine dhe pas nje ore te dy te pandehurit Tafa dhe Pellumbaj kane dale qe aty duke ia dorezuar makinen shtetasit gjerman Englert.
Ky i fundit ka marre makinen dhe ia ka dorezuar dy pensionisteve gjerman te cilet e prisnin ne hotel. Te nesermen me 1 maj 2009 dy pensionistet jane nisur per ne pike kalimin kufitar te Kakavijes se Gjirokastres per te kaluar ne Greqi. Nga kontrolli i policise eshte gjetur dhe sekuestruar droga prej 40 kg heroine.
Po ate pasdite eshte arrestuar ne aeroport bleresi Daniel Englert dhe me pas dy fieraket Albert Pellumbaj dhe Zaim Tafa. Ky i fundit eshte liruar nje muaj me pas nga Gjykata e Larte duke e lene ne gjendje te lire pa asnje mase shtrenguese ndersa i pandehuri Daniel Englert u denua me 14 vite burg shtetasi Albert Pellumbaj me 13 vite burg dhe cifti Franc dhe Regina Kiascek me nga 11 vite burg secili. F.Vezaj